![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/08/640-0-cf29eedc270d16f6d9eb87fe6125215a.jpg?fit=640%2C328&ssl=1)
Emërohet nëndrejtori i ri i Shërbimit Sekret, Oljan Kalushi
31 Gusht 2022
Qeveria ka bërë edhe ndryshime në radhët drejtuese të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se është emëruar nëndrejtori i ri, Oljan Kanushi.
Sipas ministrit, është bërë plotësimi i një vakance që sipas tij kishte mbetur peng i një konflikti me institucionin e presidentit.
“Nuk kemi ndryshuar kreun e ri të SHISH, kemi emëruar nën drejtorin e SHISH Oljan Kanushi.
Eshtë bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng për shkak të konfliktit mes presidentit dhe SHISH, me një vakancë që u plotësua sot”, tha ai.
Gazeta Shqiptare