16 Prill 2025

Postimi i fototografisë së një familje të re që jeton në Gjermani me zarfin e votimit në dorë, ka mjaftuar që qytetarët shqiptarë të masakrojnë Ramën me komente në Facebook.

Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030.

Faleminderit dhe mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij mos të jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”, shkruan Rama në postimin e tij.

Mirëpo, premtimi i tij ka nxjerrë në pah pakënaqësitë dhe refuzimin që diaspora i ka bërë Ramës.

Edhe pse stafi i Ramës ka fshirë qindra komente, ndër tyre, Syri.Net ka mundur të fiksojë disa prej tyre, ku duket se emigrantët ia kanë përplasur në sy Ramës shpopullimin që ia i ka bërë vendit duke i përzënë të rinjtë rrugëve të botës, larg prindërve dhe familjes së tyre.

Na ke shpërbly, rri pa merak. Rininë e Shqipërisë e ke fut në Europë, vetëm pleqtë e plakat të kanë mbetur pa futur”, shkruan një komentues.

Me vërtetë? Sapo ta marrim atë pasaportë do ikin nëpër Europë edhe ata shqiptarë që kanë mbetur…”, shkruan një tjetër me ironi.