14 Janar 2025

Kreshnik Spahiu foli në një emision televiziv, lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025. Fillimisht Spahiu u ndal tek vota e diasporës dhe regjistrimi deri më tani i 10 mijë zgjedhësve emigrantë shqiptarë.

Ai e cilëson si një lajm të mirë faktin që në një kohë të shkurtër janë regjistruar 10 mijë emigrantë, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së diasporës në proceset demokratike të Shqipërisë.

Megjithatë, Spahiu ngre shqetësime për disa aspekte problematike të votimit me postë. Ai thekson rrezikun e manipulimeve, duke përmendur mundësinë e votimit kolektiv familjar ose të ndikimit nga sipërmarrës të fuqishëm. Vota e diasporës, sipas tij, shpesh nuk garanton fshehtësinë dhe mund të bëhet në mënyrë klanore, duke ndikuar kështu në rezultatet e zgjedhjeve.
Spahiu sjell si shembull përvojën e Kosovës, ku pavarësisht regjistrimit të 130 mijë votuesve, vetëm 60 mijë vota u shpallën të vlefshme. Ai parashikon një situatë të ngjashme edhe në Shqipëri, ku përqindja e votave të vlefshme mund të jetë e ulët krahasuar me numrin e të regjistruarve.

‘Një lajm i mirë dhe e papritur. Forcat politike nuk e kishin pritur një fluks kaq të madh. Shifër e lartë. Kosova i është dashur për 10 ditë të kapi 10 mijë votues. Lajm i mirë që brenda 48 ditësh ka 10 mijë të regjistruar. Regjistrimi i emigrantëve që jetojnë apo punojnë jashtë Shqipërisë është një e drejtë e mohuar. Këdo që të votoj diaspora është një problem i dytë. Ato që nuk do votohen nga diaspora do e quajnë një lajm t keq. Këdo që të votojnë do e konsideroj si risi për Shqipërinë. Ndryshe nga shqiptarët, vota e diasporës do jetë fleksibël.

Nëse votat në Shqipëri për 30-40 vjet nuk ndryshojnë. Shqiptarët në perëndim kanë një qasje tjetër ndaj ndryshimeve në Shqipëri. Nëse do ndodh ndonjëherë rotacioni do ndodh nga fluksi i votave të emigrantëve. Dua të jap një informacioni në Kosovë u regjistruan 130 mijë, por vota të vlefshme 60 mijë. Mund të kemi 200 mijë të regjistruar dhe në fund të votojnë, vota të vlefshme 50%. A do ndodhi njësoj? Mund të ndodhi. Trukimi i rezultatit diçka tjetër. Votimi me postë precedent, në diasporë manipulohen 20 herë. Votimi manipulohet në diasporë. Nuk ka votim të fshehtë. Do votohet në shoqëri. Do votohet në mënyrë klanore. Votimet në Kosovë që janë të drejta, të barabarta, ka pasur manipulime te vota e diasporës.’