Emigranti vjen nga Italia dhe pastron shkallet e Muzeut Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kruje. –
Emigranti vjen nga Italia dhe pastron shkallet e Muzeut Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kruje. –
Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, ka publikuar një video mjaft interesante të një emigranti shqiptar që prej vitesh jeton në Itali, i cili ka pastruar muzeun.
Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, ka publikuar një video mjaft interesante të një emigranti shqiptar që prej vitesh jeton në Itali, i cili ka pastruar muzeun.
Kastriot Shkreli, nga fshati Derven, ka emigruar në Itali që nga viti 1993, ku edhe punon me pastrime kimike. Sipas tij, gjatë një vizite në muze atij i ka ardhur edhe ideja për të bërë një pastrim kimik të shkallëve të muzeut dhe pasi leja i është aprovuar, ai ka vijuar me punën.
Për 3 ditë me radhë ai realizoi, pastrimin e shkallëve dhe gurëve përreth Muzeut, duke siguruar gjithçka personalisht punën, pajisjet, solucionet si edhe kohën e tij.
Ishte një kënaqësi për mua që Muzeu pranoi të bëhej diçka e tillë, dhe u realizua. Eshtë një gjest i vogël, por gjestet as nuk blihen, as nuk shiten. E kemi bërë me gjithë zemër. Përshëndesim gjithë popullin e Krujës.
Kastriot Shkreli
Muzeu Gjergj Kastrioti Skënderbeu i shpreh mirënjohjen Kastriotit, për gjestin fisnik dhe kontributin, të cilët marrin vlera më të mëdha në këtë “Vit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut”.