EMRAT/ KLP emëron 23 magjistratët e rinj në Prokuroritë e rretheve, ja si shpërndahen
26 Korrik 2024
Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e zhvilluar sot me praninë e 9 anëtarëve, si dhe të ftuarve përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, misionit EU4 JUSTICE etj, miratoi emërimin e 23 magjistratëve të rinj në Prokuroritë e rretheve. Prokurorët janë emëruar në rrethet Korçë, Lezhë, Vlorë, Kukës, Berat etj.
Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi unanimisht miratimin e vendimeve për caktimin në detyrën e prokurorit të magjistratëve pranë prokurorive respektive sipas marrëveshjes së dakordësuar, si vijon:
Zonja Olta Hadushaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
Zonja Ema Lazaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
Zonja Ornela Ferhati – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Zoti Mirjon Brahimllari – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Zonja Elsa Gjeli – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Zonja Greta Dreni – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Zoti Kristi Jorgji – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Zoti Arbër Delilaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Zonja Aulona Haxhiraj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Zonja Hava Memko – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
Zonja Arjeta Plaku – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Zoti Renato Tosku – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Zonja Enkelejda Meçka – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Zoti Enea Babameto – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Zonja Valbona Verzeroli – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Zonja Anjeza Topçi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Zonja Vilma Kapaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Zonja Briselda Zhuzhi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Zonja Arisa Shkrepi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Zonja Brisida Leka – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Zonja Klerta Çonga (Gjika) – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Zonja Sonila Qerolla – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Zonja Rajmonda Xhelollari – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Nga OraNews