Endri Shabani i pergjigjet Bardhit. – Çfarë fondesh më ka dhënë Edi Rama mua. – Unë kam marrë fondet nga KQZ
10 Shtator 2024
Gazment Bardhi dhe Endri Shabani u përfshinë në debat mes tyre në një program televiziv, ku nuk kanë munguar as fyerjet mes tyre.
Bardhi akuzoi Shabanin se ka përfituar fonde nga Edi Rama.
“Ke marrë 200 mijë euro, ke dy persona të punësuar, ju punëson Edi Rama, të ka punësuar si kryetar partie që të dalësh në studio dhe t’i shërbesh Edi Ramës. Nuk ke asnjë aktivit, s’ke asnjë anëtar, nuk përfaqëson askënd”, tha Bardhi, duke iu drejtuar Shabanit.
Në përgjigje, Shabani i tha Bardhit “qenke idiot ti, o shpifës çfarë fondesh më ka dhënë Edi Rama mua. Do të padis për shpifje dhe turp të kesh, legen. Unë kam marrë fondet nga KQZ, sikundër ke marrë edhe ti.
Por ti merr lekë edhe nga oligarkët, ndërsa unë i padis ata”.
“Cilin ke paditur ti? Një kalë të ngordhur si Ilir Beqaj”, i tha Bardhi, Shabanit.