ENIGMA E STONEHEDGE – Si u sollën 83 gurët me peshë 13 ton nga distanca mbresëlënëse në Periudhën Neolitike
17 Gusht 2024
Gurët pezull, ose gurët e varur në Angli mendohet të jenë ngritur rreth viteve 2500 p.e.s dhe 2000 p.e.s , megjithëse një pjesë e përbërjes së tyre daton deri më 3100 p.e.s.
Gjithsej 83 gurë të thjeshtë në pamje kanë mbetur deri më tani, secili duke peshuar 13 ton. Çfarë i jep famë këtij ndërtimi të kohës së bronzit është historia e panjohur e formimit të tyre.
Si janë transportuar këto pesha ekstreme për qindra kilometra, në një periudhë kur mjetet ndihmëse ishin të kufizuara dhe Anglia ishte e mbushur me pyje e të tjera vështirësi gjeografike, që e bënin kalimin e pamundur.
Për të kuptuar më mirë origjinën e tyre, një skuadër kërkimi u fokusua në analizimin kimik të përmbajtjes.
U zbuluan minerale si: apatitet, zirkoni dhe rutili, të cilat datojnë që nga 1 apo 2 miliardë vite më parë.
Me anë të këtyre mostrave shkencëtarët u munduan të gjejnë shenjat e lëna nëpër Evropë që mund t’i ngjasonin përbërjes së gurëve, me shpresën për të zbuluar origjinën e vërtetë.
Ata arritën t’i përputhnin këto të dhëna me disa pjesëza të gjetura në verilindje të Skocisë, çka e ngriti edhe më shumë dyshime për transportin, duke qene se ky monument ndodhet në jug të Anglisë.
Duke lidhur të dhënat së bashku, shkencëtarët kanë supozuar se peshat masive janë transportuar me anë të lumenjve rrjedhëse, duke qenë se në Periudhën Neolitike kafshë dhe mjete të ndryshme çoheshin në këtë mënyrë.
Edhe pse me këtë përfundim mbeten ende shumë pikëpyetje, ky ishte një hap i rëndësishëm për zbulimet e mëtejshme.