Enigma: Linjat e Nazca, Peru.
28 Korrik 2022
Linjat grafike në sipërfaqen e tokës të qytetërimit Nazca në Peru përfshihen në misteret më të mëdha të botës, sa për mënyrën dhe qëllimin e krijimit të tyre.
Bëhet fjalë për 13.000 linja, që formojnë 800 skica dhe mbulojnë një sipërfaqe 450 kilometër katrorë. Arkeologët pohojnë se Linjat Nazca u krijuan rreth viti 500 para erës së re deri në 500 pas erës së re dhe ngjajnë sikur të jenë krijuar nga një dirë gjigande.
Këto forma/skica pasqyrojnë kafshë, bimë dhe skica gjeometrike dhe më e çuditshmja është se nuk arsye krijimi, pasi janë të dukshme vetëm nga ajri, pra nga sipër.
Vetëm qendra e këtyre skicave është një merimangë e cila ka diametër 45 m katrorë. Shumë shkencëtar besojnë se ndoshta qytetërimi Nazca dispononte një lloj ballonë fluturuese dhe me të cilën krijuan këto skica.
Të shumtë janë ata të cilët bëjnë fjalë se këto linja janë aerodrome.
Të tjerë shkojnë edhe më tej, duke thënë se linjat janë krijuar nga jashtëtokësorët. Disa thonë se para 2000 vjetësh, banon gjigand në Tokë.
Por teoria më dominuese (dhe më e vërtet) është ajo e arsyes së krijimit të tyre, pasi Nazca i krijuan këto linja për të fituar dhe të kthehej mbrapsht perëndia e tyre nga qiejt, Virakotsa, teori që ende nuk është vërtetuar.
Nga Alfapress