Enigma per Harten e Piri Reis
Harta e Piri Reis u zbulua në vitin 1929 në një muze në Turqi dhe që nga ai moment nuk është asnjë shpjegim i logjikshëm për skicimet e tij!
Me dimensione 60×86 cm, kapiteni turk, Piri Reis kishte hartuar në vitin 1513 hartën e botës dhe kishte përfshirë, Portugalinë, Spanjën, Afrikën Perëndimore, Atlantikun qendror dhe jugor, Karaibet, gjysmë e Amerikës lindore dhe një pjesë të Antarktidës, por të çliruar nga shtresat e akullit.
Përsa i përket vendeve të cilat ai nuk i “përfshiu” në hartë, kapiteni Piri reis na siguron se ai i ka përfshirë me korrektësi. Në të njëjtin dokument Piri Reis na informon se për të realizuar hartën e tij, ai përdori të gjitha harta e kohës duke i kombinuar.
Enigma e vertete e hartes se Piri Rei:
Vijezimi i tokave ne kontinentin e Europes dhe Afrikes shihet jo shume i sakte krahasuar me hartat e sotme precise, sepse i referohej njohurive qe detaret dhe hartologet kishin ne ate periudhe per vendet e vizituara.
Por brigjet e kontinentit amerikan jane skicuar shume sakte, krahasueshem me harten e diteve te sotme, edhe pse periudha kur Piri Rei skicoi harten, qellon me periudhen kur Kolombi ndermori udhetimin per te zbuluar ate kontinent.
Kjo tregon qe Piri Rei i eshte referuar nje harte me te vjeter per te skicuar nje toke qe nuk e kishin vizituar me pare. Kush mund te kete ditur saktesisht bregun lindor te kontinentit amerikan perpara se ta zbulonte Kolombi? Kjo eshte enigma e hartes se Piri Reit.