Enigme: plaqkitja, shkaterrimi dhe djegia e teqes se Kulmakut, 1914. –
Enigme: plaqkitja, shkaterrimi dhe djegia e teqes se Kulmakut, 1914
Dihet qe andarte greke qe ishin ushtare te Mbreterise greke mesyen Shqiperine vetem per te shfarosur popullsine shqiptare ne viset e Jugut te Shqiperise. Pasi Shqiperia kishte fituar Pavarsine e paguar cdo pellembe me gjak dhe akrifica , fqinji grek kesaj fitorje te shqipetarve ju pergjigje me zjarr, thika dhe plumba. Ne Permet, Gjrokaster, Erseke, Skrapar dhe Korce u vrane dhe theren shqiptaret, femije, gra, pleq dhe burra.
Masakrat e fqinjit grek tashma i njohim.
Por deri me sot ka mbetur enigma, cfare kerkonin dhe cilat ishin interesat e tyre, qe u ngjiten deri ne majen me te larte te Tomorrit, per te djegur Teqene e Kulmakut. Cfare plackiten dhe shkaterruan. Ne shume shkrime te deri me sotme, thuhet se Teqeja e Kulmakut u ndertua ne vitin 1908. Kjo pasaktesi vjen, se vertet u rindertua ne kete vit, por tek ai truall ku ishte rrenuar nga vjetersija teqeja e vjeter me e hershme.
Tomorri sipas gjithe udhepershkruasve dhe studiuesve ka dhene relike dhe objekte arkeologjike dhe religjiose te mijravjecarve dhe shekujve perpara. Cilat ishin ato relike, dhe objekte religjioze dhe arkeologjike, qe ruheshin ne kete teqe. Pse ndermoren kete udhetim te lodhshem duke rrezikuar andartet (ushtaret e Mbreterise Greke), kur dihet se edhe shqiptaret ishin ne organizim e siper per qendrese.
Pergatiti: Jaho Brahaj