Enkel Demi theksoi që Rama vendos për fatin e maskës, për naftëtarët e Ballshit, për gjithçka dhe në bazë të humorit të tij, shqiptarët rrotullohen rreth tij.
Enkel Demi theksoi që Rama vendos për fatin e maskës, për naftëtarët e Ballshit, për gjithçka dhe në bazë të humorit të tij, shqiptarët rrotullohen rreth tij.
11 nentor 2020
Gazetari Enkel Demi thotë se i vetmi ereksion i kryeministrit Edi Rama është kontrolli dhe mbyllja pa argumente e qytetarëve në shtëpi.
Demi theksoi që Rama vendos për fatin e maskës, për naftëtarët e Ballshit, për gjithçka dhe në bazë të humorit të tij, shqiptarët rrotullohen rreth tij.
“…edhe në qoftë se kjo do të bëhej taskative, duhej shpjeguar ashtu siç thotë Genci. Këtu ka ardh Skënder Brataj na e ka shpjeguar dhe kemi thënë okay për mbajtjen e maskës. Po jo ky të krenohet që po gjobit njerëz. Ky vendos për fatin e maskës, ky vendos për naftëtarët e Ballshit, ky vendos për gjithçka dhe në bazë të humorit të tij, ne rrotullohemi rreth tij. Edhe ky është ereksioni i vetëm që mund të arrijë ky, sepse duket që është deficient ndaj ereksioneve të tjera. Se nuk ka mundësi që ky të ndjejë një ndjenjë superiore vetëm e vetëm prej kësaj”,- u shpreh Demi.