“Enver Hoxha tungjatjeta…”, – Ja si “tallen” demokratët me votimet në Korcë.-
“Enver Hoxha tungjatjeta…”, – Ja si “tallen” demokratët me votimet në Korcë.-
30 qershor 2019
Partia Demokratike ashtu siç ka udhëzuar edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka vendosur t’i tall zgjedhjet e 30 qershorit.
Njësoj si në Tiranë, simpatizantë të opozitës në qytetin e Korçës janë vendosur përpara qendrave të votimit duke ironizuar procesin e votimit.
Si ‘pionierë të Enverit” duke vendosur shami të kuqe në qafë, simpatizantët e opozitës kanë kënduar gjatë gjithë kohës këngë të ish-diktatorit Enver Hoxha.
Në një video të publikuar në Facebook, nga ish-deputeti i PD, Ervin Salinji shfaqen përkrahësit e PD duke kënduar këngën “Enver Hoxha tungjatjeta”, ndërkohë që përshëndesin votuesit edhe me dy gishta.
Përmes një deklarate në orët e vona të ditës së shtunë kreu i demokratëve, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve të përbuzin dhe të refuzojnë farsën e ditës së sotme.
Gazeta Panorama