ENVER MEMISHAJ ZBULON KËNGËT POPULLORE TË PANJOHURA TË MBLEDHURA NGA MUSINE KOKALARI

Nga Petrit Derraj

Këto ditë Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora”, që drejtohet nga dr. Bujar Leskaj ka botuar librin “Këngë popullore”, mbledhur nga Musine Kokalari. Libri është përgatitur për botim, paisur me shënime dhe me nje hyrje nga studjuesi Enver Memishaj, që sqaron se ku u gjetën dhe si u përgatitën për botim këngët popullore të mbledhura nga Musine Kokalari:
“Në nderim të emrit të madh të Musine Kokalarit, shkruan Enver Memishaj, dhe me qëllim që të mos humbasi mundimi kësaj vajze të rrallë, por edhe i këngëve vendosa t’i botoj në këtë libër. “Është në nderin e dhe dinjitetin e çdo intelektuali … thotë studiuesi Novrus Xh. Shehu, të bëjë të njohur jetën e saj me përmasat e shënjtorëve të vetëflijuar në emër të së mirës, paqes, lirisë e dashurisë njerëzore”…
Këngët që botohen në këtë libër gjenden në Arkivin Qëndror të Shtetit, Fondi Musine Kokalari, janë daktilografuar në makinë shkrimi në 55 faqe format… (Shih: AQSH, F. 837, V. 1937 – 1938, D. 11, f. 25 – 157)
Në fund të këngëve të mbledhura nga Musine Kokalari kemi shtuar këngën e Shemo Hajdutit, varianti më i plotë i kësaj kënge të vlerësuar në Labëri, si dhe një fjalorth për fjalët e huaja, kryesisht të gjuhës turke pasi janë të pa kuptueshme për lexuesin e ditëve tona.
Të gjitha shënimet në libër janë të përgatitësit për botim Enver Memishaj, ndërsa kur ka lënë shënime autoria Musine Kokalari është saktësuar: shënim i autores.

Konsultimet janë bërë me librat Musine Kokalari Vepra, Vëll. i I dhe i II Geer, Tiranë 2009, përgatitur nga Novrus Xh. Shehu”
Publicisti dhe shkrimtai Gëzim Zilja e shoqëron librin me një studim, ku vë në dukje rëndësinë dhe vlerat e folklorit duke nxjerrë në pah veprën e Musine Kokalarit. Në studimin e tij të gjatë Gëzim Zilja theson rëndësinë e folklorit si ruajtës i gjuhës,historisë dhe traditës shqiptare. Po ashtu studjuesi paraqet shkurtime biografike për mbledhësit e hershëm të folklorit deri në ditët tona, çka e bën librin më tërheqës dhe interesant.
* * *

Musine Kokalari lindi mȅ 10 shkurt 1917 nȅ Adana tȅ Turqisȅ. Mȅ 1921 familja e saj shpȅrngulet prej andej dhe stabilizohet pȅrkohȅsisht në Gjirokastȅr .Mȅ pas shkon sȅ bashku me familje nȅ Tiranȅ dhe vazhdon shkollȅn e mesme “Nȅna Mbretȅreshȅ“ Pas mbarimit të shkollës së mesme niset me studime nȅ Universitetin e Romȅs ku e pȅrfundon me rezultate tȅ shkȅlqyrera. Pas mbarimit tȅ shkollȅs sȅ lartȅ, kthehet nȅ Shqipȅri dhe pȅrfshihet nȅ luftȅn kundȅr pushtuesve, duke dhȅnȅ njȅ kontribut shumȅ të çmuar pȅr çlirimin e vendit. Nȅ vitin 1943 themeloi Partinȅ Socialdemokrate sȅ bashku me Skȅnder Muçon, Isuf Luzaj e tȅ tjerȅ. Programi i kȅsaj Partie ishte shumȅ i volitshȅm pȅr progresin e Shqipȅrisȅ dhe, veç shumȅ anȅve tȅ mira, ai program kȅrkonte ta fortifikonte shoqȅrinȅ me ligje sociale.
Tȅ gjitha ato projekte tȅ së ardhmes mbetȅn vetȅm ȅndrra, sepse Enver Hoxha, i eliminoi kundërshraët e tij politikë.
Pȅr vizionaren dhe intelektualen e zgjuar Musine Kokalarin pas viteve ’90, me të drejtë ȅshtȅ folur e shkruar gjate dhe është botuar vepra e sajë e plotë këtu dhe në Kosovë.
Enver Memishaj që ka përgatitur botimin e këtij libri, kȅsaj radhe e hedh vȅshtrimin tek njȅ tjetȅr vlerȅ e kȅsaj intelektualje tȅ talentuar e patriote, tek kontributi dhe pȅrpjekja e saj e suksesshme nȅ mbledhjen, grumbullimin e sistemimin e kȅngȅve popullore. Pȅr mbledhjen e studimin e kȅngȅve popullore ajo ȅshtȅ nxitur edhe nga fakti se çdo artist,skulptor, piktor, muzikant e vaçanȅrisht poetȅt e shkrimtarȅt duhet medoemos qȅ tȅ njohin mirë magjinȅ e folklorit tȅ popullit te tyre pra, pa e shuar etjen e dijes te gurra e krijimtarisȅ popullore, nuk mund të jesh krijues i suksesshm. Si shembull mund tȅ sjellim interesimin e Gorkit, Çehovit, Gȅtes e shumȅ korifejve tȅ tjerȅ nȅ lidhje me njohjen dhe studimin e folklorit te vendeve te tyre, fakt që e vënë në dukje edhe Gëzim Zilja që i bashkangjit këtij libri studimin e tij për vlerat e folklorit.
Nȅ mbledhjen e studimin e kȅngȅve poullore Musine Kokalari ȅshtȅ nxitur edhe nga thȅnia se jo tȅ gjithȅ detet kanȅ perla, kȅshtu qȅ ajo nȅ mbledhjen e kȅngȅve ka vepruar si puna e atyre bletȅve qȅ synojnȅ ato lule prej tȅ cilave sigurojnë sa mȅ shumȅ mjaltȅ, ka synuar qȅ tȅ gjejȅ kȅngȅt qȅ tȅ magjepsȅn më tepër e qȅ fiksoheshin nȅ to ngjarje tȅ rȅndȅsishme nȅ jetȅn e popullit tonȅ.
Nȅ vitet e shkuara mbledhja e kȅngve tȅ popullit kishte rȅndȅsi tȅ veçantȅ edhe pȅr njȅ arsye tjetȅr, sepse atëhere mjetet e informimit masiv ishin të pakta e tepër të kufizuara. Në mungesë të shtypit, radios televizionit, filmit, kronikave, arshivave, ishin këngët, ku në to fiksoheshin data, ngjarje bëma të rëndsishme, apo pasqyroheshin cilësi e vityte te çmuara të shoqërisë sonë.
Duke lexuar këngët e mbledhura të Musinesë në këtë libër më tërhoqi vëmndjen një këngë që fliste për një hasmëri mes dy fiseve në krahinën e Smokthinës në Rrethin e Vlorës, prej nga jam edhe vet. Dy bashkefshatarë para më shumë se 200 vjetësh ,Lelo Jazo e Hysen Derraj nga katundi Bashaj i Smokthinës shkuan në emigrim në Janinë. Pas nj farë kohe vendosën që të ktheheshin po së bashku pranë familjeve të tyre. Në Gjirokastër Lelo Jazua, babai i heroit te popullit Zigur Lelo, i thotë Hysenit se do të kthehej te një miku i tij. Shoku i vet, pasi e përshëndet, niset për në shtëpi duke shpresuar se Lelua, kur të mbaronte vizitën te miku i tij, do të kthehej më pas edhe ai në familje. Mirëpo Lelua nuk po kthehej dhe, në vend të tij, mbërriti lajmi se ishte gjetur trupi i tij i pajetë, i mbytur në Virua të Gjirokastrës . Lelajt edhe Derrajt ishin dy fise të dëgjuara dhe shumë të fuqishëm në fshat dhe ishin në harmoni të plotë mes njëri –tjetrit. Një intrigant në fshat, i nisur nga qëllimi i keq për t`i acaruar këta dy fise përhap një lajm të rremë se Hyseni e kishte mbytur shokun vet .Këtë e dëshmojnë edhe vargjet e një kënge:
Se një doç firaunë/ fiseve u hapi punë / sajoi një fakt të paqënë / Për t`i fut fiset në grënjë .
Intrigranti ishte edhe i besuar i autoriteteve turke, kështu që edhe fiset nisën të armiqsoheshin, po edhe koshadhet turke u vunë në lëvizje për ta marrë në burg Hysenin. Atëhere Hyseni vendosi që ta vriste shpifësin në qendr të fshatit, atje ku mblidheshun burrat, ku bëheshin kuvënde e mirrrreshin vendime të rëndesishme në dobi të banorëve përreth. Prej kësaj ngjarje buroi kënga:
Mbeç shkretë moj Qaf`e Xhamisë/ u bëre vendi i pusisë/ Hyseni, i biri i Rrubisë / Vrau spiunin e Turqisë.
Hyseni doli firar, kaçak maleve për të shpëtuar nga rreziku i burgosjes prej koshadheve turke. Në ato kohëra në Labëri nuk përdorej ngujimi. Kishte rregulla të tjera zakonore, mblidheshin pleq të moçëm e të ditur nga katunde të ndryshme ku merreshin vendime të rëndësihme, të paapelueshme dhe që zbatoheshin me rigorozitet. U vendos që të tre fiset të shuanin sherret dhe të bënin krushqi mes tyre, pra një djalë do mirrte për nuse një vajzë nga fisi tjetër dhe nusja e ardhur me sjellje të buta, me lepe-peqet do bënte të heshtnin dyfeqet.
U zgjata tek kjo ngjarje, se te libri i Musine Kokalarit “Këngë popullore” ka një këngë që flet për ngjarjen e mësipërme, ku dëshmonte me përmbajtjen e saj se vrasjen e Lelo Jazos nuk e kishte bërë Hyseni (shoku dhe bashkëfshatari i tij) po grabitësi i kishte dalë në pritë, e pat qëlluar pas krahëve e më pas e pat hedhur në Virua .
”Ç`u nise për në Smokthinë / Hasmit prapa t`u ngjinë / I gjete në breg te rrinë / U dhe selam e s`të prinë / Me tre plumba të godinë/ Një në ballë e dy në brinjë”
Po të dihej më parë kjo këngë, nuk do ishte bërë gjithë ai tevatur, nuk do ishin kryer vrasje e nuk do ndodhnin tërë ato sherre, sepse në shumë raste në ato vite këngët merreshin edhe si dëshmi për të zbuluar shumë të vërteta.
Tek shporta e këngëve popullore, mbledhur me kujdes prej Musinesë, gjen këngë për trimat e kryengritjeve shqiptare, këngë për Gjoleken e kuçe, për Tafil Buzin, Çelo Picarin, Cane Miftar Smokthinën, Mete Jazo Dukatin, Marko Boçarin, për Sinan Malo çepeverdhë, për betejën me Greqinë te Pesë puset, ku “treqind burrave të paparë,dyfeku u vate mbarë.
Nje vend të konsiderueshëm në libër zënë këngët e mbledhura shkodrane ku spikat një lirizëm i ngrohtë dhe nje humor i gëzueshëm shkodran. Po ashtu gjen këngë që flitet për kripën e jetës, dashurinë, ku vajza e valëve, digjet nga zjarri i pritjes së gjatë e tretet nga malli e meraku për njeriun e zemrës, apo për “miken që me sapunin e Venetikut, lan rrobat e ashikut, ose “thëllëza e parë e prillit, këndon me zë si të bilbilit, që t`i prish mendjen bandillit”
Më tej po për këtë temë gjen vërtet vargje fosforeshentë si,”mike u bëfsha zog bufi/ Lermë të më dalë dufi…”, ose “Dal në breg e bëj sehir / Na qënkej këputur një yll/ Një qeparis monofill/ Si djath i njomë në prill”
Edhe te këngët humoristike kur i lexon ngrohesh nga shakara tepër të kripura…”plakat-o, shtrigat-o/ Rrinë gjithë ditën-o/ krihen rreth vatrës-o/ Qortojnë nuset-o/ Përgojojnë burrat-o”
Të tërheq e të bën për vete te ky libër edhe një këngë që flet për nje merak tejet të madh që ka burri kur të vdes, që gruaja, veç të qarit, ta dojë edhe përtej vdekjes, nga që populli me të drejt vdekjen e ka parë jo si fatkeqsi, po si pjesë të jetës: ”Mike në të kamte mike / kur të vdes të bëhësh qyqe/ Të vajtosh brigje më brigje / Të më qash me lot e ligje”
Theksova më lart se njohja e folklorit e veçanërisht njohja e këngëve popullore është frymëzim për një krijues. Për të vërtetuar ketë tezë po përmend një këngë kushtuar një figure popullore, këngën poullore për Shemo Kason, që përgatitësi i veprës Enver Memishaj e ka shtuar në fund të këngëve të mbledhura nga Musine Kokalari:
Në Stamboll një lajm gëzimi,/ Thonë u zu Shemo trimi./ Nëntë vjet në mal firar,/ Se s`duaj të shkon ushtar./ Qysh e futën prapë në lak, / Mos u lodh a mos u plak,/ Mos ju shkrep i ra një hall? / Në bodrumet e kalasë,/ Shkon Hysan Pashai t`i flasë: / -Ja lironi ca litarë, / Fol,hajdut ,trego të vrarët! /
-Jam hajdut e pëlqej mirë,/ Të rroj malesh ujk i lirë, / Se sa laro me zinxhir… / Gjirokastra në ato brigje, / Qan një grua,qan me ligje: / -Do rris djemtë ,do ndez zjarrë,/ Gjakun tënd Shemo të marrin.
Publicisti e shkrimtari Gezim Zilja është ndalur e ka botuar një analizë për këtë kaçak e trim të çartur, tek i cili populli shihte guximin për të luftuar pushtuesin e për të fituar lirinë.
Te kënga popullore, befasohesh nga qëndrimi heroik, nga krenaria dhe qëndresa stoike e Shemos, ku natyra gjunjët nuk ja ka krijuar për t`u përgjunjur, po për të qëndruar në këmbë i lirë e krenar para pushtuesit.
Pasi e lexova me shumë kureshtje librin e Musine Kokalarit, përgatitur e paisur me shënime nga Enver Memishaj, e urova dhe i thashë suksese për libra të tjerë, pavarësisht se një pjesë e mirë e njerëzve sikur nuk i kushtojne vëmenedje të veçantë librit. Autori po në çast m`u përgjigj se do të vazhdojë të shkruajë, sepse njerëzit e mirë kanë e do të vazhdojnë të kënë nevojë e interes për librin.Teksa e dëgjoja me vëmendje vendosmërinë e tij për të shkruar, më erdhi ndërmend thënia e një poeti rumun ku njeriu veç të tjerash në jetë duhet të mbjellë pemë ,të lind fëmijë e të shkruajë të paktën një libër.
Përgatitësi i librit të Musine Kokalarit, Enver Memishaj ka botuar shumë libra,ka lindur, mirërritur dhe edukuar fëmijë , si edhe ka mbjellë edhe shumë pemë, kështu që i uroj shëndet, suksese dhe vullnet e forcë për të botuar vepra të tjera