Epidemiologu shqiptar: Nuk mund të fillojmë përdorimin e vaksinës anti-covid, ja si do të reagojë organizmi ynë
Epidemiologu shqiptar: Nuk mund të fillojmë përdorimin e vaksinës anti-covid, ja si do të reagojë organizmi ynë
10 NËNTOR 2020
Epidemiologu Erand Llanaj ka folur në lidhje me studimin e fundit, ku thuhet se është gjetur vaksina anticovid.
Llanaj ka sqaruar se bëhet fjalë për një rast studimor ku janë marrë në provë vetëm 94 persona, gjë që e bën vaksinën ende të pasigurtë te miliarda të tjerë.
“Vaksina ka treguar një efektivitet fillestar për 94 individë, llogjikisht nuk mund të fillojmë përdorimin e një vaksine për miliarda individë.
E dyta, ajo që po ndodh tani është që nuk kemi përdorur dhe nuk kemi komercializuar kurrë si njerëzim, si shkencë, në njerëz vaksina me bazë ARN-je. Vaksinën me bazë ARN-je nuk e përdorin të gjithë virusin siç e përdorin vaksinat klasike, por marrin vetëm pjesën e kodit gjenetik që quhet ARN mesazhere dhe që kodon vetëm për proteinat e gjilpërës.
Në këtë mënyrë organizmi ynë njeh këtë material gjenetik, nxit një përgjigje imunitare që neutralizon antitrupat. Në rastet që vjen infektimi me virusin potencial të vërtetë, atëherë ne do të jemi të mbrojtur.
Në këtë moment, ky nuk është studim por është lajm, dhe nuk ka kaluar rigorozitetin shkencor. Duhet të kuptojmë që nuk janë testuar fëmijët, adoleshentët, gratë shtatzana dhe me shumë gjasa do të presim që prova të vazhdojë dhe të kalojë atë që është kryesorja për publikun dhe kompanitë farmaceutike, kriteri që minimum 50% e popullatës së marrë në studim mos të ketë efekte anësore.
Për momentin kjo vaksinë ka efekte anësore klasike në një grup të kufizuar individësh, me një hasje në 1%, me ethe, dhimbje muskujsh që janë kalimtare. Nëse vazhdon që 90% të kalojë fazën e rigorozitetit shkencor dhe aprovimit të agjensive, ku është një super lajm për gjetjen e vaksinës”, tha ai për Ora News.