Epineda e Alpeve Shqiptare një nënlloj që rritet vetëm në Shqipëri
Epineda e Alpeve Shqiptare një nënlloj që rritet vetëm në Shqipëri
Nga: Blendi Klosi
Dua të ndaj me ju lajmin e zbulimit të subspecies endemike, Epineda e Alpeve Shqiptare (Epimedium alpinum subsp. Albanicum), një nënlloj që rritet vetëm në Shqipëri dhe askund tjetër në botë. Ky zbulim është bërë nga një prej punonjësve të institucionit tonë, në bashkëpunim me Departamentin e Biologjisë në Tiranë dhe Kopenhagen.
Së fundmi, mbi këtë specie u botuan një artikull në revisten shkencore Phytologia Balcanica. Pas lancimit të kësaj gjetje, pritet pranimi nga Instituti Internacional i Ushqimit të Bimeve, IPNI dhe Kopshti Mbretëror i Londrës KNW. Kjo nuk është e vetmja bimë endemike që është zbuluar në Shqipëri. Tashmë ajo i shtohet listës së gjatë me emra si Tulipani i Kukësit, Zambaku Shqiptar, Gentiana Lutea në Malin e Tomorrit, Viola e Rrumës, Shafrani I Sharrit, etj.