Epitafi i Gllavenicës: – Ka nevojë për restaurim të mëtejshëm, janë vetëm 3 të tillë në botë
30 Dhjetor 2023
Restauratori Frederik Stamati ka folur ndër të tjera në emisionin “Pas Mesnate” në ABC Neës, për epitafin e Gllavenicës, i cili njihet si kryeobjekti i muzeologjisë, pasi në të gjithë botën janë vetëm tre të tillë.
Epitafi i Gllavenicës është objekti tekstil më i studiuar që ekziston në Shqipëri. Stamati theksoi se ai ka nevojë për restaurim të mëtejshëm, edhe pse ka pasur tre ndërhyrje gjatë viteve.
“Shtysën për tu marr me epitafin e Gllavenicës ma ka dhënë dy punonjëse shkencore të insitutit, duke më shpjeguar rëndësinë se çfarë mund të dali nga studimi i epitafit. Ato u bën shtysë për të kërkuar për epitafin e Gllavenisës, sidomos nga ana teknologjike se çështjet e shkrimeve ishin të botuara. Ju drejtova një doktori në Gjermani për të kryer analizat sepse ne nuk mund t’i bënim dot analizat, ato kanë një vështirësi të jashtëzakonshme, duan laboratorë special që ne nuk i kemi, por ai më drejtoi në laboratorët në Belgjikë në Institutin Mbretëror të Pasurive Kombëtare. Epitafi i Gllavenisës është jo vetëm kryeobjekt i muzeumit të Shqipërisë, por është objekti tekstil më i studiuar që kemi ne. Edhe ky është unikal, thonë që si ky ka vetëm 3 në botë.
Ai ka nevojë për një restaurim të mëtejshëm. Unë kam ndërhyrë tre herë, një herë kur e çuam në Paris bëm një pastrim sipërfaqësor, pastaj herën e dytë kur do të ekspozohej në Muzeun Historikë Kombëtar. Edhe herën e tretë për të bërë studime, analiza dhe gjëra të tjera. Edhe mendimi i specialistëve është që ky ka nevojë për një ndërhyrje tjetër në laboratore shumë të avancuar për t’i dhënë shpëtimin përfundimtar”, u shpreh ndër të tjera ai.
abcnews.al