“Erdhën afganët”, fotot nga konviktet e Qytetit Studenti konfuzojnë rrjetet sociale. – Në të vërtetë, bëhet fjalë për ardhjen e banglandeshasve
“Erdhën afganët”, fotot nga konviktet e Qytetit Studenti konfuzojnë rrjetet sociale. – Në të vërtetë, bëhet fjalë për ardhjen e banglandeshasve
22 gusht 2021
Disa foto që kanë qarkulluar në rrjetet sociale ditën e sotme kanë konfuzuar qytetarët shqiptarë, duke i bërë të mendojnë se mbërritën afganët e parë.
Fotot janë shkrepur në Qytetin Studenti dhe tregojnë disa gra e fëmijë, në dyert e një konvikti.
Por, e vërteta qëndron ndryshe. Këta persona, janë nga Bangladeshi dhe kanë ardhur të punojnë në Shqipëri.
Ata janë larguar më pas nga policia nga Qyteti Studenti për t’u akomoduar në vendin që u është caktuar.
Sot, sipas njoftimeve priten të vijnë refugjatët e parë nga Afganistani. Ardhja e tyre ka shkaktuar ilaritet dhe debate të forta në opinionin publik.
Nga Gazeta Dita