5 Nentor 2023

Antony Blinken do të vizitojë sot Turqinë, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, ku do të qëndrojë deri të hënën pasdite.

Nuk dihet ende se me kë do të takohet Sekretari Amerikan i Shtetit.

Javën e kaluar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e quajti Hamasin një grup “çlirimtar” dhe akuzoi Izraelin se sillet si “kriminel lufte”.

Izraeli u përgjigj duke urdhëruar diplomatët e tij në Turqi të kthehen.

Gazeta Sot