Erdogan: – Gëzimi dhe dhimbja juaj, janë gëzimi e dhimbja jonë! Sapo morëm lajmin e hidhur për tërmetin, menjëherë u vumë në lëvizje
Erdogan: – Gëzimi dhe dhimbja juaj, janë gëzimi e dhimbja jonë! Sapo morëm lajmin e hidhur për tërmetin, menjëherë u vumë në lëvizje
17 janar 2022
Presidenti turk Erdogan nga Laçi ku është i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të 522 banesave të ndërtuara nga Turqia për familjet e dëmtuara nga tërmeti, tha se dhimbja e shqiptarëve është e njëjtë edhe për vendin e tij.
“Dua t’ju përshëndes me dashuri dhe respekt. Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjet e përzemërta të popullit turk. Nga këtu nëpërmjet jush dua të përcjell përshëndetjet e popullit tim për mbarë Shqipërinë. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë, dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë. Mirëqenien dhe paqen tuaj e konsideroj të njëjtë si tonën.
Duke qenë një popull i një vendi i cili ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më përpara tërmetet e ndodhura në Shqipëri na lënduan zemrat tona njësoj si popullit shqiptar. Sapo morëm lajmin e hidhur menjëherë jemi vënë në lëvizje për të shëruar sadopak plagët e të lënduarve. Njësoj siç e tha miku im Rama në fjalën e tij, vëllai i qëndron pranë vëllait kur ai ka nevojë”, tha Erdogan.
“Ne sollëm ndihma, pajisje. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me mikun tim, kemi bërë të mundur ndjekjen nga afër të këtyre punimeve që kishin filluar. Unë personalisht jam aktivizuar dhe morëm së bashku iniciativa që përgjatë këtij procesi të tërmeti, për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, nisëm kontaktet tona me komunitetin ndërkombëtar. Turqia ishte e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, një shenjë e fortë solidariteti mes dy vendeve. Ne morëm vendim duke firmosur dhe një memorandum mirëkuptimi që shtëpitë, banesat, që ishin të rrënuara, të ribëheshin, rindërtoheshin nga zero”, vazhdoi më tej Presidenti turk.
Recep Tayyip Erdogan përshëndeti të gjithë qytetarët e Laçit, të cilët u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe që qeveria turke iu rindërtoi shtëpitë e rrënuara.
Në fjalën e tij, Erdogan tha se iu ka sjellë qytetarëve shqiptarë dashurinë e miliona turqve, ndërsa shtoi se “Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë”.
“I nderuar kryeministër, i dashur miku im, e nderuar kryetare e Kuvendit, të nderuar ministra, të dashur motra e vëllezërit e mi të qytetit të Laçit, të gjithë juve dua t’iu përshëndes me dashuri e respekt. Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurin e miliona zemrave dhe përshëndetjet e përzemërta të popullit të Turqisë.
Ju kam sjellë njëkohësisht edhe përshëndetjet e vëllezërve e miqve tuaj në Turqi, zemrat e të cilëve rrahin së bashku me ju. Nga këtu, përmes jush, dua të përcjell përshëndetjet e kombit tim të nderuar për mbarë Shqipërinë, për gjithë vëllezërit e motrat shqiptare. Dua të theksoj faktin se jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, së bashku me juve, me rastin e kësaj ceremonie kuptimplotë, dhe që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve dhe entuziazmit tuaj. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë”, tha Presidenti Erdogan.
Gazeta Dita