Erdogan kërcënon me daljen nga NATO. Ja pse konflikti i ndezur mes Greqisë dhe Turqisë mund të shkaktojë luftë në rajon
29 Qershor 2022
Ajo që në fakt duhet të pranojmë dhe që është një fakt është se pushtimi rus i Ukrainës i ka dhënë NATO-s, një ndjenjë, qëllim të ri dhe unitet. Por mesa duket dikush ka harruar t’ia thotë diçka të tillë Rexhep Tajip Erdoganit. Gjatë nisjes së tij për në Samitin e NATO-s në Madrit, presidenti turk Rexhep ditën e djeshme bëri deklarata të forta ndaj kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ai theksoi se dyert e Turqisë mbeten të mbyllura për Greqinë, teksa vuri në pikëpyetje nëse NATO do të përballonte largimin e Turqisë nga Aleanca Euroatalntike. “Nuk është e mundur që unë të kem një takim dypalësh me zotin Mitsotakis.
Ne kishim planifikuar një takim strategjik të nivelit të lartë me Greqinë, por unë e anulova. Nuk mund të bëhet më, ka mbaruar. Ne e mbyllëm këtë derë”, tha Erdogan. “Fuqia më e rëndësishme është Turqia. A mund të përballojë NATO-ja të humbasë një fuqi si Turqia? Turqia e ka përdorur vazhdimisht fuqinë e saj për NATO-n. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë këtë kurs të papajtueshëm,” tha Erdogan. “Çfarë bëri NATO për të luftuar terrorizmin kur mijëra kamionë me armë iu dhanë terroristëve? Kamionët kanë ardhur nga SHBA. Do ta themi sërish në takimin tonë. Si është e mundur që të jenë dy vende krah për krah dhe brenda NATO-s dhe t’u jepen armë terroristëve? Ju thatë që jepen në Greqi me synimin e Rusisë. Domethënë kundër kujt përdoren këto armë? Tani i njohim shumë mirë. Ne do t’i nxjerrim në plan të parë. “Ku u strehua në Greqi FETÖ, që tentoi grushtin e shtetit?”, tha Erdogan.
Turqia kërcënon me daljen nga NATO
Gjatë muajit të kaluar, Erdogan ka bllokuar zgjerimin e NATO-s, ka paralajmëruar për një ofensivë të re kundër luftëtarëve kurdë të mbështetur nga Amerika në Siri dhe ka nxitur tensionet me Greqinë, gjithashtu një anëtare e aleancës. Disa ekspertë, në Perëndim, por edhe në Turqi, po debatojnë sërish nëse NATO dhe Turqia duhet të ndjekin drejtime të ndryshme. Këtë herë ata nuk janë vetëm. “Dalja nga NATO duhet të shënohet në rendin e ditës si një alternativë”, tha së fundmi Devlet Bahçeli, kreu i një partie nacionaliste në koalicionin e Erdogan. Ne nuk kemi ekzistuar për shkak të NATO-s dhe nuk do të humbasim pa NATO-n.
Tashmë, 65% e turqve nuk i besojnë NATO-s, sipas një sondazhi të fundit. Kurrë mos thuaj kurrë. Asnjë nga këto nuk parashikon dënim për marrëdhëniet midis Turqisë dhe NATO-s. Vendet perëndimore do të përpiqen të punojnë rreth vetos së Turqisë duke i dhënë Finlandës dhe Suedisë garanci sigurie. Kjo mund ta lërë mënjanë Turqinë brenda aleancës. Por largimi apo dëbimi i saj nga NATO është ende fantazi. Turqia është në vijën e parë të luftës në Siri dhe afër konflikteve të tjera në Lindjen e Mesme; ajo kontrollon hyrjen në Detin e Zi, i cili ka qënë pika kyçe në të gjitha luftrat e fundit të Rusisë dhe shërbne si një korridor për tregtinë midis Azisë Qendrore dhe Europës, veçanërisht në energji, tha Ben Hodges, një ish-komandant i forcave amerikane në Europë. “Nuk dua as të mendoj NATO-n pa Turqinë”, tha ai.
Një luftë me Greqinë shumë afër
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi së fundmi Greqinë të çmilitarizonte ishujt në detin Egje, duke thënë se ai “nuk po bën shaka” me paralajmërimin. Turqia thotë se Greqia ka ndërtuar një prani ushtarake në kundërshtim me traktatet që garantojnë statusin e paarmatosur të ishujve të Egjeut. Ai argumenton se ishujt iu dorëzuan Greqisë me kusht që të mbeten të çmilitarizuar.
“Ne e ftojmë Greqinë të ndalojë armatosjen e ishujve që kanë status jo-ushtarak dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Erdogan në ditën e fundit të stërvitjeve ushtarake që po zhvillohen pranë Izmirit, në bregdetin e Egjeut të Turqisë. “Nuk po bëj shaka, po flas seriozisht. Ky komb është i vendosur.” Ne paralajmërojmë Greqinë të qëndrojë larg ëndrrave dhe veprimeve për të cilat do të pendohet dhe të vijë në vete”, vazhdoi lideri turk. “Turqia nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj në Egje, në të njëjtën mënyrë që nuk do të tërhiqet nga përdorimi i të drejtave të saj që rrjedhin nga marrëveshja ndërkombëtare”.
Gazeta Sot