Erdogan: – Ne e njohim Kosovën si anëtare të NATO-s

Nga OraNews

1 Mars 2022

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajiip Erdogan, është shprehur se Turqia e njeh Kosovën si anëtare të NATO-së.

Këtë deklaratë presidenti turk e tha se në konferencën e përbashkët për mediat në Ankara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Ne do të ndërmarrim hapa për të njohur Kosovën dhe ne e njohim Kosovën si anëtare të NATO-s. Ne gjithmonë e kemi mbrojtur dhe e mbrojmë edhe sot se zgjerimi i NATO-s do të jetë i dobishëm. Derisa ne po ndërmarrim këto hapa, ne e duam këtë për paqen botërore”, deklaroi Erdogan.

Ukraina i kërkon Shqipërisë embargo të gjitha importeve ruse, promovoni shkëputjen e Rusisë nga Swift

Erdogan lidhur me luftën kundër FETO-s në Kosovë tha se është shumë e rëndësishme t’i jepet fund ekzistencës së organizatës terroriste që ka vënë në shënjestër demokracinë tonë dhe ka martirizuar 251 qytetarë tanë”.