Erë e fortë, reshje shiu dhe dëbore/ Parashikimi i motit
10 Mars 2024
Për javën e ardhshme, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, si pasojë e kalimit gradual të Frontit të Ftohtë.
Të hënën dhe të martën pritet mot i vranët dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në Alpe pritet stuhi bore ndërsa në relievet malore verilindje – juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000 metra, deri në mesatar në majat e maleve.
Dita e mërkurë nis me mot me alternime vranësirash e kthjellime të herëpashershme. Në orët e pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë prezencë të reshjeve të borës me intensitet të ulët në relievet malore.
Ditët e enjte e premte pritet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakëta deri në mesatare.
Ditën e hënë në orët e para të ditës deri në mesditë era me drejtim Juglindje-Jugperëndim pritet të shfaqet problematike me shpejtësi mesatare 3-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të jetë në forcën e Tufanit i 17-23 m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 4-6 ballë, më pas pritet rënia e intensitetit të erës 2-10 m/sek./ CNA