Erëra deri në 90 kmh rrëzohen pemë e thyen xhama Disa të lënduar në Milano. 7 02 2022

Erëra të forta deri në 90 km/h, rrëzohen pemë e thyen xhama! – Disa të lënduar në Milano

7 SHKURT 2022

Kanë qenë me dhjetëra ndërhyrjet e zjarrfikësve të Milanos, të thirrur për të përballuar dëmet e shkaktuara nga era e fortë, e cila nga orët e para të kësaj të hëne po prek kryeqendrën lombarde në Itali.

Dy persona janë lënduar pasi një pemë u rrëzua në Rho dhe mësohet e ata janë gjendje të rëndë. Burri pësoi një traumë në bark, këmbë dhe shpatull, ndërsa gruaja pësoi traumë në shpinë dhe gju.

Po ashtu, është dëmtuar çatia e Castello Sforzesco nga erërat e fuqishme deri në 90 km/orë. Një burrë rreth 35 vjeç u shpëtua rreth orës 9:30 të mëngjesit, në një rrugë përballë një kantieri ndërtimi në Cornaredo.

Bëhet fjalë për një punëtor që ra nga një skelë për shkak të erës shumë të fortë. Ai pësoi një traumë të rëndë dhe u transportua me helikopter në spitalin San Gerardo në Monza.

Erëra deri në 90 kmh rrëzohen pemë e thyen xhama Disa të lënduar në Milano. 7 02 2022

Erëra deri në 90 kmh rrëzohen pemë e thyen xhama Disa të lënduar në Milano. 7 02 2022

Sipas asaj që njoftoi qendra operative e komandës së Brigadës së Zjarrfikësve, për momentin janë rreth një duzinë persona të lënduar lehtë pas rënies së disa pemëve mbi automjete.

Bashkia e Milanos ka vendosur të mbyllë akseset në parqet publike “dhe fton popullatën që të mos i shfrytëzojë zonat me pemë, të cilat nuk janë të rrethuara gjatë gjithë ditës”. E njëjta masë edhe në Monza, ku administrata bashkiake ka vendosur të mbyllë parkun dhe dy varrezat e qytetit.

Erëra deri në 90 kmh rrëzohen pemë e thyen xhama Disa të lënduar në Milano. 7 02 2022

Gazeta Sot