Erion Braçe: – Rihapja e basteve/ “Nga ‘fundi i marrëzisë’ tek ‘marrëzia pa fund”.
31 Gusht 2022
Pas mbledhjes së kryeministrit, Edi Rama me drejtuesit e Federatave sportive, ku diskutuan në lidhje me rihapjen e basteve, ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe.
Lidhur me operacionin “Fundi i marrëzisë”, ku u mbyllën lojërat e fatit dhe bastet, Braçe i revoltuar shkruan se marrëzia nuk ka fund pasi persona që kanë marrë peng sportin po përdorin atë për bastet e tyre.
“NGA “FUNDI I MARREZISE” TEK “MARREZIA PA FUND”; te njejtet njerez- te njejtet usheheqes, te njejtet vendimmarres;
Por edhe te njejtet palaco qe kane marre peng sportin, flasin ne emer te sportit dhe perdorin sportin per BASTET E TYRE!”, shkruan Braçe.