23 Dhjetor 2024

Nga Edison Vatnikaj

Teksa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është duke u marrë në pyetje lidhur me hetimin e pasurisë së familjes Veliaj, ky i fundit ka dalë nga bashkia.

Ai është filmuar duke dalë nga bashkia me një kapuç në kokë dhe me një valixhe në duar, teksa ka hipur në makinën e tij që e përdor në vend të biçikletës sa herë nuk ka kamera.

Ajola Xoxës dhe Veliaj iu kontrollua shtëpi, si dhe zyrat e Harabelit 6 dhjetor 2024,  me urdhër të prokurorit Ols Dados, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës.

Tek selie e galerisë  ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë u sekuestruan dokumente, para dhe materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Oranews