Erion Veliaj ju “vërsul” Sali Berishës dhe Ilir Metës, luanin e Kopshtit Zoologjik!

13 GUSHT 2022, 

Duket se aleanca Berisha- Meta për zgjedhjet e ardhshme lokale, do të ketë si betejë kryesore dhe testim të forcave të tyre bashkinë e Tiranës.
Ilir Meta as e ka pohuar dhe as e ka mohuar “thashethemnajën”, se ai do të kandidojë si kandidat për vendin që ka sot Erion Veliaj. Berisha nga ana tjetër kur është pyetur ka shfaqur rezerva, duke deklaruar se emrat e kandidatëve nuk do të vendosen nga askush si dikur, por do të dalin vetëm nga primaret.

Kjo panoramë paraelektorale për zgjedhjet lokale dhe posaçërisht për kryeqytetin, ka bërë që retorika politike mes Erion Velisë dhe Ilir Metës të ketë qenë këto ditët e fundit mjaft e ashpër.

Ky i fundit e akuzon se nëse ai vetë dikur ka shitur fiq, Ilir Meta, ka shitur (spiununar) miq.
Edhe kjo e shtunë pushimi nuk ngeli pa replika, por këtë herë më të koduara.

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka treguar nëpërmjet një fotografie në FB se po e kalon fundjavën në breg të detit. Kurse Ilir Meta ka treguar në rrjetet sociale se së bashku me bashkëshorten, Monika Kryemadhi, ka dalë nëpër pyje.

ALFA PRESS