
Erion Veliaj nis revoltën në burg. – Firmos nga qelia emërimin e kryetares së re. – “Zhbën” emërimin e Ramës
20 Mars 2025
Ajo që pritej prej muajsh ka ndodhur. Erion Veliaj ka firmosur një urdhër më datë 18/03/2025 ku përcakton si kryetare të re të bashkisë Sara Goxhajn, një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta.
Urdhëri është firmosur prej tij dhe mendohet se është firmosur nga qelia e burgut në Durrës. Urdhëri gjithashtu shfuqizon urdhërin e parë, ku Rama komunikoi se kryetarja e re e bashkisë ishte Anuela Ristani.

Por çfarë ka ndodhur?
Lidhur me këtë ngjarje mediat raportojnë se fill pas marrjes së njoftimit, kryeministri Edi Rama ka shkuar mbrëmë në Bashki dhe ka urdhëruar protokollin të zhbëjë vendimin e Veliajt.
Si masë ndëshkimore, Rama ka vendosur të shkarkojë menjëherë Alban Dokushin dhe Sara Goxhajn. Detyra i është besuar Anuela Ristanit. Tashmë çarja Rama-Veliaj është në nivel lëvizjesh e jo më thjesht mesazhesh të koduara.
Me shkarkimin e Ristanit, duket se Erion Veliaj ka nisur revoltën nga qelia kundër Ramës, duke mos qëndruar thjesht në mesazhe të koduara.
Alban Dokushi është një nga njerëzit më të afërt të Veliajt, pasi kujtojmë se ka qenë i pari që e ka vizituar atë në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 shkurt. Gjithashtu, Dokushi e ka shoqëruar Veliajn në SPAK edhe kur dëshmoi herën e parë.
Pas arrestimit të Erion Veliajt në media u raportua se ai ishte caktuar administrator për punët e Bashkisë, teksa dy ditë më parë (18 mars) ai dëshmoi edhe në SPAK në lidhje me takimet në qeli që ka bërë me kryebashkiakun.
Kujtojmë se gjatë kësaj periudhë që Erion Veliaj ka qenë në qeli, Edi Rama ka shkuar disa herë në Bashkinë e Tiranës, ku ka zhvilluar takime me stafin, teksa ka bërë një miting në sheshin “Skënderbej” dhe me të gjithë punonjësit e Bashkisë dhe institucioneve në varësi të sa