Ervin Goci: – Nëse është e nevojshme do përdorim dhe forcë fizike për të mbrojtur të drejtat. – Paralajmërimi për policinë
Ervin Goci: – Nëse është e nevojshme do përdorim dhe forcë fizike për të mbrojtur të drejtat.
– Paralajmërimi për policinë
19 Mars 2022
Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci, ka paralajmëruar se do përdorin forcë qoftë edhe fizike nëse iu cenohet e drejta e tyre për të çuar deri në fund kauzën e protestës.
Në një deklaratë për mediat përpara kryeministrisë, Goci tha se janë të gatshëm të luftojnë për të drejtat e tyre, ndërsa shton se protesta do të vazhdojë.
Goci: Policia ka humbur legjitimitetin si garantuese e rendit, provokuan qytetarët, të mbajnë përgjegjësi për pasojat
Ai ka paralajmëruar edhe policinë duke thënë: Herën tjetër që do na vijnë të na pengojnë le t’i bëjnë llogaritë mirë.
Ervin Goci: Nëse na cenohet e drejta do përdorim forcën qoftë edhe fizikisht, për të ruajtur të drejtën e protestës. Nuk pranojnë që të trajtohemi si hiç, dhe sikur jemi të dobët. Jemi të gatshme të luftojmë për të gjithë t drejtat tona. Organizatorët e kësaj proteste janë qytetarët, pavarësisht bindjeve që kanë. Jemi njerëz që kemi luftuar për interesin publik.
Unë s’dola të mbyllë protestën, sepse protesta është e hapur. Herën tjetër që do na vijnë të na pengojnë le t’i bëjnë llogaritë mirë. Protesta do vazhdojë në ditët në vijim. Shqipëria ka hyrë në një periudhë ku e keqja ka prekur në koclkë.
Nga OraNews