Ervin Karamuço: – Është sulmuar SHISH
13 Tetor 2023
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka njoftuar se hakerat e rusë kanë sulmuar faqen zyrtare të SHISH, Gardës së Republikës dhe AKI në Kosovë, të cilën e cilëson si një hakmarrje delitante.
“Ushtria Popullore Kibernetike Ruse” ka sulmuar faqen zyrtare të SHISH, Gardës së Republikës dhe AKI në Kosovë. Një hakmarrje diletante dhe mllef i shëmtuar për OKB, Mitrovicën dhe Rrugën ” Ukraina e Lirë”. Kur e pyetën ambasadorin e tyre, pse ndërruan vendodhjen e ambasadës, u përgjigj se nuk mund të kishim adresë emërtimin rrugor “Ukraina e Lirë”. Konflikti hibrid vijon….”, shkruan Karamuço.