Ervin Salianji eshtë arrestuar pa vendim: – Të lirohet menjëherë
28 Shtator 2024
Juristja Adriana Kalaja, me anë të një reagimi në Facebook, duke komentuar vendimin e shpërndarë në media për çështjen e Ervin Salianjit, shkruan se ky i fundit duhet të lirohet menjëherë.
Sipas Kalasë, vendimi i shpërndarë nga Apeli flet vetëm për të pandehurin, Artur Alizoti dhe jo për Ervin Salianjin.
Reagimi i avokates, Adriana Kalaja:
Ju lutem gjeni emrin e Deputetit Ervin Salianji në vendimin e gjykatës së Apelit!!!!!!!
Krimi i radhës i drejtësisë të rilindur sorosiste.
Deputeti Ervin Salianji arrestohet pa vendim.
Sipas dispozitivit të vendimit të mëposhtëm, gjykata e Edvinit të Kristaqit dhe vëllait të Olsit të Xibrakës është shprehur vetëm për të pandehurin Artur Alizoti.
Përveç se në shkelje të Kushtetutës për të kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit vënë totalisht në shërbim të mafiea dhe regjimit, ekzekutojnë një vendim që nuk mban emrin e Deputetit Ervin Salianji, dhe rrjedhimisht nuk ka vendim për Të.
Ju lutem ndiqni më poshtë vendimin dhe gjeni emrin e Deputetit Ervin Salianji.
Historia do ju kujtojë me turp o të paturp që nuk keni një fije dinjitet dhe integritet.
*** Ekipi ligjor i Deputetit Ervin Salianji të kërkojë lirimin urgjent të Tij.
Nga OraNews