Ervin Salianji si mund të ndodh bashkimi i Partisë Demokratike: – Ka vetëm një rrugë
Ervin Salianji si mund të ndodh bashkimi i Partisë Demokratike: – Ka vetëm një rrugë
3 PRILL 2022
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë i pranishëm në Korçë, në vigjilje të strukturave të reja që pritet të zgjidhen në çdo sektor. Mesazhi i deputetit ishte i qartë. Ai tha se për të arritur një bashkim real, duhet që vota të jetë e lirë dhe jo e një anshme.
“Ne jemi në takime me grup-seksionet, jemi në lagjen tetë. Ajo që vjen si thirrje nga anëtarët dhe kontribuuesit e PD, është thirrje që ka të bëjë me bashkimin real të PD. Ajo del nga vota, ajo që bashkon demokratët është vota. Vetëm kështu PD mund të rritet. Si deputet kam marrë mandatin e më të votuarit në këtë zonë. Do i qëndroj besnik deri në fund.
Janë të mirëpritur edhe ata që mendojnë ndryshe. Nëse do të bëhet garë për atë që ka kontribute në PD jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Ne do të jemi aty ku ka demokratë dhe do të mbrojmë siglën e PD, kontributin e demokratëve. Ne nuk bëjmë sikur bëjmë beteja dhe lëshojmë gjërat.
Ka vetëm një rrugë, po e ritheksoj, jo me imponime, jo me njerëz që nuk njihen, por me votën e demokratëve. Ky ishte mesazhi. Dua t’ju them gjithashtu se të pa shpjegueshme janë edhe lëshimi i selisë dhe mosmbledhja e grupit të deputetëve. Ajo që është e rëndësishme është që demokratët janë të shqetësuar për situatën në PD. Ata e dinë që PD rritet duke vlerësuar kontributorët”, tha Salianji.
Sa i takon debatit për ermin e propozuar të Presidentit të ardhshëm, Salianji tha:
“Është një diskutim i parakohshëm. Nuk ka diskutim për presidentin. Askush nuk ka targerin të flasë në emër të grupit. Do të diskutohet. Çdo emër i hedhur për konsum, apo i hedhur nga njëra palë nuk i shërben interesave të opozitës. Çdo emër që është hedhur dhe nuk përgënjeshtrohet i shërben për të theksuar perceptimin e keq që gjithçka është shitur dhe blerë qoftë në raport me kundërshtarët e PD, duhet t’i qëndrojmë parimeve. Qëndrimi i PD i shprehur përmes grupit parlamentar nuk ka asnjë qëndrim, sepse është qëndrim që vlen për të zhvendosur vëmendjen nga efektet e krijuara nga qeveria në rritjen e çmimeve. Të gjithë kanë qenë dhe janë mbështetës të PD.
Nuk ka mbështetje personale. PD ka pasur disa kryetar, do të ketë të tjerë. Anëtarët janë po të njëjtën. Duhet bërë proces në bazë bashkimi dhe kjo ndodh në elementë konkretë. Vetëm kjo është rruga. Nëse do të ketë emërime, po ta duan emërime ta shohin me votë kush merr më shumë. Nuk ka nevojë të negociohet”.
Gazeta Sot