Esat Pasha kishte parfum të tijin, prodhohej në Francë. –
Esat Pasha kishte parfum të tijin, prodhohej në Francë. –
Është folur shumë në lidhje me faktin se Esat Pasha ka patur një parfum të tijin në fillim të viteve ’20, i cili ishte prodhuar në Francë.
Studiuesi Hasan Bello ka nxjerrë nga arkivat një foto të fletës shoqëruese të këtij parfumi.
Përmes në postimi në Facebook, Bello shkruan se ai gjithashtu kishte një kartvizitë që në vitet ’20.
Postimi i Bellos
“Parfum d’Essad Pacha”
Meqë ditët e fundit figura e Esad Pashë Toptanit ka vazhduar të përdoret në retorikën politike si “kampion” i tradhëtisë kombëtare, për kuriozitetin e “pasunarëve” dhe për kënaqësinë ekzotike të politikanëve shqiptarë, bashkëngjitur keni një kartvizitë të Esad Pashës, e cila i përket periudhës kur ai ishte ministër i Punëve të Brendshme dhe i Luftës, në qeverinë e Princ Widit 1914-1915.
Atëherë kur politikanët e sotëm, për shkak se nuk ishin fekonduar ende, as që nuk e dinin se çdo të thoshte kartvizitë; se mos vetëm ata, edhe bashkëkohësit e Esadit (me sa kam konstatuar askush tjetër nuk përdorte ndonjë kartvizitë të ngjashme).
Ndërsa “Parfum d’Essad Pacha” është një tjetër arritje ekzotike e viteve 1919-1920, për të cilën kanë shkruar edhe autorë të tjerë.
Prandaj, nuk po zgjatem shumë. Ajo që dua të them është se, diçka të tillë dështuan ta realizonin pothuajse të gjith politikanët e tjerë shqiptarë që u farkëtuan në Francë, pavarësisht shpirtit aventurior…