Escobar: – Nuk e mbështesim Open Balkan pa hyrë të gjithë vendet.
Escobar: – Nuk e mbështesim Open Balkan pa hyrë të gjithë vendet.
12 Janar 2022
Escobar: Nuk e mbështesim Open Balkan pa hyrë të gjithë vendet, Shqipëria e ka vendin në BE, sinjale të mira nga Sofia dhe Shkupi
Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar deklaroi se SHBA ka dy kushte për të mbështetur nismën e “Open Ballkan”.
“Së pari që të plotësojë standardet e Berlinit që ka vendosur Bashkimi Evropian. Dhe së dyti që të jetë i hapur për të gjitha vendet. Praktikisht nuk funksionon pa të gjitha vendet. Nuk mund të ndërpriten tubacionet, nuk mund të ndërpriten autostradat.
Nuk mund të kesh një zonë të tregtisë së lirë nëse të duhet të ndalosh diku në mes të rrugës dhe të kesh kamionë që presin në radhë për pesë orë, kështu që nisma duhet t’i përfshijë të gjitha vendet në mënyrë që standardet të jenë evropiane sepse në fund të fundit, për të pasur një zonë të tregtisë së lirë, duhet të kesh institucione që të mund t’i menaxhojnë mallrat dhe paratë në mënyrë efektive.
Pra, bëhet fjalë për standarde dhe këto janë dy kushtet: që të jetë i hapur për të gjithë dhe të ndiqen standarde dhe institucionet e duhura. Këto janë kushtet e mbështetjes sonë për këtë projekt” tha ai.
Ai tha më tej se Shqipëria dhe Maqedonia meritojnë hapjen e negociatave.
“Ne e mbështesim një gjë të tillë. Ne e mbështesim anëtarësimin e të dyja vendeve, sa më shpejt të jetë e mundur. Po shohim sinjale pozitive si nga Sofia edhe Shkupi. Kështu që po, vazhdoj të shpresoj që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të lëvizin me shpejtësi në atë drejtim” tha zyrtari amerikan.
Gazeta Dita