‘Është e shpejtuar në Shqipëri’, mjeku në SHBA zbulon prapaskenat: Vaksina kineze nuk ka asnjë …

28 MARS 2021

Njeku shqiptar në SHBA  Arban Domi është shprehur me rezerva në lidhje me vaksinën kineze Sinovac, e cila do të aplikohet edhe në Shqipëri. Virologu Domi, shprehu dilemat e tij se përse një vaksinë nuk është e besueshme nga disa studime.

‘Rezervat e mia dhe të disa specialistëve bazohen në faktin se është një vaksinë nga e cila nuk ka asnjë informacion, që nuk është në fazën e tretë për përdorim masiv të popullatës. Vlerësimi shumë pak në fushën e vaksinës, bisedojnë për këtë vaksinë, sepse pak dihet për këtë vaksinë nëpërmjet publikimeve në media, efikasiteti i vaksinës është 50.38% dhe asnjë element sigurie, dhe flitet pak në ambientet e zhvillimet të vaksinave. Nuk është e mjaftueshme, të dali një shtet të thotë efikasitetin pa i paraqitur të dhënat që i mbronte deklaratën e tyre.

Nuk është hera e parë që e them si specialist, dhe e besoj dëshirën e shtetit shqiptar, por e them se është e shpejtuar kjo vaksinë në Shqipëri. Thirrje për shqiptarët, mos ta konsiderojnë vetëm të imunizuar, që e kanë marrë vaksinën, por ta konsiderojnë vetën sikur nuk e kanë marrë, në të kundërtën, do të kenë probleme.’-tha Domi në një intervistë për MCN TV.

Gazeta Sot