1 Dhjetor 2024

Salla Shabani do të jetë mungesë e pazavendësueshme në artin tonë kombëtar por veprat e tij nuk do të vdesin kurrë.
Do na mungosh i çmuari miku ynë, por veprat t’ua do të mbajnë gjallë gjeneratë pas gjenerate.
Pusho i qetë miku ynë, Artist! Bashkëpunimet tua me ne dhe artistët nga gjitha trojet shqiptare, TOPESTRADA TV dhe ODA ”NGA TRADITA” do ti rruajmë si thesarin më të çmuar që ekziston!

“Artistit dhe mjeshtrit të madh, njërit prej ikonave të artit dhe kulturës gostivarase.

Mjeshtri i madh i instrumenteve frymore Sallah Shabani pos prodhimit të instrumenteve frymore dhe me tela, njihet edhe si mjeshtër dhe zotërues i mrekullueshëm në interpretimin e tyre.

Është një nga themeluesit e AKVP “Besa”, nga Gostivari. Në mënyrën më të mirë të mundshme, në gjitha vendet ku ka marrë pjesë ka prezantuar folklorin burimor të Pollogut.

Për kontributin e tij, Shabani u shpërblye me diploma, pllakete dhe shumë mirënjohje kombëtare e ndërkombëtare, andaj meriton të gëzon epitetit ambasador i denjë i kulturës dhe arit gostivaras.