Eshte ndare nga jeta ZEF KAKOCA, IKONA E MUZIKËS ARBËRESHE

20/02/2021

Ka vdekur në moshën 64-vjeçare Zef Kakoca, ikonë e muzikës arbëreshe, pasi ka humbur betejën me COVID-19.

Siç kanë njoftuar mediat italiane, Kakoca ishte nën kujdes të mjekëve që nga fillimi i muajit shkurt për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësuore.

Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, njoftoi për humbjen e artistit.

“Sot ndjejmë në zemër peshën e rëndë të një humbje të madhe! Ndahet nga ne njeriu i dashur për çdonjërin që mbledh flamuri kombëtar e zemra shqiptare”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kakoca u lind më 27 shtator 1957.

Si autor, kompozitor dhe këngëtar ai fitoi gjashtë herë Festivalin e këngës arbëreshe.

Në vitin 2015 ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e nderoi me titullin “Naim Frashëri”, për vlerat dhe kontributin si shkrimtar dhe kompozitor për të mirën e bashkatdhetarëve të tij dhe përtej.