Eshtë nën rikonstruksion, por ja si është dëmtuar nga termeti xhamia e Et’hem Beut në Tiranë
Eshtë nën rikonstruksion, por ja si është dëmtuar nga termeti xhamia e Et’hem Beut në Tiranë
– 23.09.19-
Në muret e pikturuara që e karakterizojnë këtë xhami vihen re krisje, që sipas ministres së Kulturës, Elva Margariti janë të papërfillshme pasi nuk prekin strukturën e ndërtesës. Ajo thotë se shumë shpejt këto dëme do të restaurohen.
“Një nga monumentet simbol të Tiranës, Xhamia e “Ethem Beut” paraqet dëmtime pas tërmetit të djeshëm. Pas inspektimit, vihet re që nuk ka asnjë dëmtim në strukturë, por janë hasur disa krisje të lehta, rënie stukosh, të cilat do të eliminohen, tashmë që xhamia është në proces restaurimi.
Me hapjen e çatisë do të bëhen qepje dhe injektime. Fatmirësisht, kjo vepër e trashëgimisë sonë kulturore qëndron stoike”, shkruan ministrja Margariti.