papa Francesku

6 Prill 2023

Nga Gazeta Sot

Papa Françesku pasi qëndroi disa ditë në spital është kthyer dhe ka bërë një deklaratë që ka bërë xhiron e rrjetit.

Në një bashkëbisedim me të rinjtë pjesë e një dokumentari I cili quhet “The Pope Ansëers ” qëpritet të transmetohet në Disney+ ati I shenjtë shprehet se marrdhëniet seksuale janë një nga gjërat më të bukura që Zoti I ka dhënë njeriut. Sipas Papa Françeskut të shprehesh seksualisht është një pasuri.

“Seksi është një nga gjërat e bukura që Zoti i ka dhënë njeriut. Të shprehurit seksualisht është një pasuri. Pra çdo gjë që pakëson shprehjen e vërtetë seksuale. të pakëson edhe ty dhe të shteron këtë pasuri në ty. Seksi ka dinamikën e vet, ka arsyen e vet të ekzistencës.

Shprehja e dashurisë është ndoshta e gjithë pika e aktivitetit seksual. Pastaj çdo gjë që të tërheq nga një pjesë tjetër dhe që merr largimi prej jush nga ai drejtim zvogëlon aktivitetin tuaj seksual”. Papa pranon se të krishterët nuk kanë pasur gjithmonë një katekzë të pjekur mbi seksin”, tha ai.

Në këtë bashkëbisedim me të rinjtë Kreu I Kishës Katolike Romake ka prekur një sere temash përfshirë këtu abortin, industrinë e pornografisë, besimin në zot si dhe çështjet e abuzimit Brenda Kishës Katolike.

Papa Françesku shprehet në këtë dokumentar se të gjithë ata që janë të varur nga pornografia është njësoj si të jenë të varur nga një drogë e cila i mban njerëzit të ndalur në një nivel dhe nuk i lë ata të rriten.