Është përhapur kolera, uji i helmuar nga kufomat që treten…- Alarm në qytetin ukrainas
10 Qershor 2022
Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boychenko ka ngritur alarmin se kolera dhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse mund të vrasin mijëra njerëz në qytetin e pushtuar nga Rusia në jug të Ukrainës.
Sipas tij, kufomat po dekompozohen me rritjen e temperaturave, ndërsa nuk janë varrosur si duhet.
Boichenko, i cili nuk është më në qytetin e shkatërruar tha se puset me ujë ishin kontaminuar nga kufomat e njerëzve të vrarë gjatë javëve të bombardimeve dhe rrethimit rus dhe se mbledhja e trupave nga pushtuesit rusë të qytetit po vazhdon ngadalë, raporton Reuters.
“Ka një shpërthim të dizenterisë dhe kolerës. Ky është për fat të keq vlerësimi i mjekëve tanë: se lufta që vrau mbi 20,000 banorë … fatkeqësisht, me këto shpërthime infeksioni, shifrat mund të rriten edhe më shumë.
“Ata nuk i kanë pastruar trupat e atyre që vranë nga bombardimet. Shumë trupa janë ende nën rrënoja. Problemi shtohet nga mungesa e grumbullimit të mbeturinave – sistemi nuk ka funksionuar që nga shkurti. Situata po përkeqësohej duke qenë se tani ishte verë dhe nxehtësi, me shiun e dendur që shkatërroi varrezat e improvizuara si dhe mungesën e sistemeve funksionale të ujit dhe kanalizimeve, tha ai. Përzierja që rezulton rrjedh drejt lumenjve dhe puseve, ku njerëzit e tërheqin dhe e përdorin atë. Ky ujë tashmë është i helmuar. Ajo tashmë është përhapur në të gjithë qytetin. Autoritetet e pushtimit sjellin ujë në qytet, por jo mjaftueshëm. Njerëzit ende shkojnë në puset dhe marrin atë ujë të helmuar. Më herët sot, ministria e mbrojtjes e Britanisë tha se ekzistonte rreziku i një shpërthimi të madh kolere në Mariupol, sepse shërbimet mjekësore ishin afër kolapsit. Rusia po lufton për të ofruar shërbime publike bazë për popullsinë në territoret e pushtuara nga Rusi”, tha ai.
Rreth 100 mijë njerëz janë në qytetin që dikur kishte një popullsi prej rreth 430 mijë para se trupat ruse të pushtonin vendin, sipas zyrtarëve ukrainas.
Gazeta Sot