Është prekur nga një sëmundje më vdekjeprurëse se Covid, Kina lëshon alarmin për këtë shtet

10 KORRIK 2020   

Një pneumoni e rrezikshme, madje më e frikshme sesa Covid, ka prekur Kazakistanin. Ky alarm është dhënë nga ambasada e Kinës në Kazakistan.

“Kjo sëmundje është më vdekjeprurëse se Covid-19. Agjencitë e shëndetit po hetojnë, por ende nuk e kanë identifikuar virusin”, njofton ambasada në një komunikatë për shtyp.

Përveç numrit të lartë të personave të vdekur, janë rreth 300 të tjerë që shtrohen çdo ditë në spital me pneumoni, bën me dije Saule Kisikova, shefja e departamentit mjekësor në Astana të Kazakistanit.

Nga 29 qershori deri në 5 korrik, Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar më shumë se 32 000 raste me pneumoni. Shumica e të prekurve kanë dalë negativë në testin për koronavirus, edhe pse po trajtohen me të njëjtat medikamente që përdoren për të luftuar Covid-19. Që nga fillimi i këtij viti, 1772 persona kanë vdekur në këtë vend nga kjo pneumoni.

GAZETA SHQIP