“Është tezë e fortë kjo”. – Berisha paralajmëroi rikthimin në krye të PD-së, Zheji dhe gazetari i njohur zbulojnë çfarë pritet të ndodhë të dielën në selinë blu
“Është tezë e fortë kjo”. – Berisha paralajmëroi rikthimin në krye të PD-së, Zheji dhe gazetari i njohur zbulojnë çfarë pritet të ndodhë të dielën në selinë blu
11 QERSHOR 2021
Gazetari Arion Sulo dhe analisti Artur Zhjeji komentuan sot në emisionin ‘Pikat mbi i’, deklaratën e Berishës se mund të rikthehet si kryetar i PD dhe mënyrën se si klasa politike shqiptare e priti urdhrin e ri të Biden.
Gazetari Arion Sulo thotë se e diela nuk do të ketë lajm në PD teksa e sheh si të pamundur rikthimin e Sali Berishës në krye të selisë blu. Ai thekson se në PD nuk ka garë dhe Basha pa dhënë dorëheqjen nuk e mposhtin dot.
Nga ana tjetër Zheji shpreson që deklarata e Berishës të jetë vetëm një shashkë politike pasi nëse do të ndodhë vërtet atëherë do të ishte një akt jopolitik.
Po ashtu Zheji thotë se në PD para këtyre zgjedhjeve ka tradhtira të brendshme dhe analisti i ka bërë thirrje gjithë demokratëve që votojnë të dielën për kryetarin të mos dëgjojnë shumë sirena, por zërin e tyre të brendshëm e të zgjedhin personin më të kompletuar që i përfaqëson ata.
SULO: Vendimi është që klasa politike e ka përshëndetur, është hipokrizi. Ndalimi i hyrjes në SHBA dhe konfiskimi i pasurive janë për zyrtarët dhe ish-zyrtarët.
Me diplomacinë amerikane lë shumë pikëpyetje, DASH nuk ka bërë gjyq, mbi provat që kam unë thotë nuk të lejoj të hyj në SHBA. Kjo është e drejtë e tyre, janë shtet tjetër por në Shqipëri krijojnë konflikte si brenda parive dhe shoqëri. Krijon lidhje tektonike politike. O të gjithë, o asnjë.
ZHEJI: Unë jam pak ndryshe nga Sulo, çfarë vendosin amerikanët, ciladoqoftë është për të mirën e Shqipërisë
SULO: Është tezë e fortë kjo
ZHEJI: Ai politikan shqiptar që shkon në ndeshje me interesat e SHBA të përkohshme apo të përhershme, të gabuara apo të pagabuara, në kohë e hapësirë duhet të zbythet. Interesat e Shqipërisë dhe SHBA janë binjake. E quaj antipatriotike të shkojë të ndeshet me interesat amerikane, është në kufijtë e tradhëtisë kombëtare. Lenini bëri hartën e copëtimit të Shqipërsië, por Uillsoni ishte garant i pavarësisë së Shqipërisë. Most hemi çlirimin e Kosovës, most hemi dinjtetit që i jep shqiptarëve ne Ballkan. Shqiptarët duhet të lexojne Makiavellin, gjithë doktrinat e të drejtës ndërkombëtare. Edhe nëse aleati nuk është informuar mirë, duhet të shkosh ti, të paguash lobistët, të tregosh aty e jo publikisht. Unë them, dhe kjo është e prerë, çdo marrëzi e frymëzues i marrëzisë për të treguar burrni locale është marrëzi. Kush rekomandon apo këshillon këtë marrëzi është një i poshtër për miqtë e vet.
SULO: Askush nuk e vë në dyshim këtë. Faktin se Amerika në dy momentet më kyçe në ‘20 e ‘98 na ka shpëtuar ekzistencën si komb. Duhet të vëmë shumë në dyshim parjen bardhë e zi të gjërave. Duhet të shohim rast pas rasti. Të vlerësojmë e shohim. Kushdo ndeshet
ZHEJI: Të dalë nga politika. Kur ti hyn në politikë për ti shërbyer Shqipërisë e shqiptarëve. Në këtë fazë Reforma në Drejtësi është në dështim. Çfarë faji ka ta them unë. Reforma në Drejtësi, ata kanë dhënë lekët, trajnuesit, njerëzit, ata e kanë bërë për të reformuar e dekorruptuar Shqipërinë. Nëse korrupsioni i mposht në terren, çfarë të them unë. Korrupsioni i vogël kapilar. Për kulturën tonë bizantine ata janë shumë naivë.
SULO: Po të kujtoj armët kimike. Kryeministri i donte, ti çonte një rosë të madhe. Ndërkohë shoqëria ishte për jo. SHBA nuk janë të pagabueshme.
ZHEJI: I tha ky hajde bjerrini.
SULO: Në PD nuk ka garë. Sado ka shenja, gjurmë, grimca, nuk ka garë. Tre kandidatët përballë Bashës thonë që gara nuk është e barabartë. O është garë, o s’është garë. Basha pa dhënë dorëheqjen nuk e mund dot. Edhe kryetar, edhe të të mundin me vota në garë nuk ndodh. S’ka precedent.
Është roli i Berishës, e diela s’do ketë lajm. Pas të dielës do ketë. Berisha tha që nuk e përjashton rikthimin në krye të PD. Krijon disa pamundësi të mëdha, është e pamundur. Berisha do ishte e pamundur të rikthehet, por jo në momentin që është i shpallur non grata nga SHBA. Një betejë e Berishës si Berisha kryetar është e pamundur për atë vetë, me DASH dhe SHBA. S’mund të themi që jemi proamerikanë, dhe në gjyq me Blinkenin. S’mundet Basha edhe të jetë kundër Blinken, edhe të fitojë zgjedhjet në Shqipëri.
ZHEJI: Ka garë në PD. Kandidati mund të fitojë ose garën ose protagonizmin politik. Mendoj që nuk janë të gjithë të sinqertë. Vijon një konspiracion i madh në PD. Ka tradhëtira të brendshme. Kam pak influencë dhe do i këshilloja demokratët që mos dëgjojnë shumë sirena, të dëgjojnë zërin e tyre të brendshëm. Spo them të votojnë apo jo Lulin, por kush nga kandidatët është më i kompletuar. E dinë vetë ata. Ka pakënaqësi ndaj Bashës, mund të ketë. Berisha është nënvizim deri tani i qëllimtë i një batute, kurrë mos thuaj kurrë, e zakonshme e tij. Shpresoj të jetë vetëm një shashkë politike, se e ka pasion të jetë interesant në media. Ekstrapolimi i kësaj fraze ka bërë tërmet. Do ishte akt jopolitik nëse do ishte përtej një kolorature në të folur, apo sikur të projektohet një nisëm për rikthim në pushtet si kryetar partie i Berishës. Është non grata nga Berisha, dhe atë s’duhet ta sjellë në PD.
Gazeta Sot