Etnografia lezhjane në një ekspozitë lëvizëse në disa qytete. –

Është mbajtur në Lezhë një ekspozitë fotografike për kostumografinë në këtë zonë. Qëllimi i ekspozitës është për të promovuar dhe ruajtur vlerat kulturore dhe për të ardhmen.

11 Dhjetor, 2019

Kostumografia e Lezhës është prezantuar në një ekspozitë fotografike, duke sjellë etnografinë e zonave të ndryshme të këtij rajoni. Një event i tillë  vjen për herë të parë në këto përmasa.

Këto veshje janë pjesë e aktiviteteve të ndryshme kulturore, por ato nuk janë të plota pasi zona e Lezhës ka ende larmi në këtë fushë. Interesimi për të parë kostumet e shumta të Lezhës ishte maksimal.

Si pjesë e organizimit të kësaj ekspozite, kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu tha se duhet punuar më shumë për të identifikuar dhe promovuar vlerat kulturore të kësaj zone.

“Kemi një kolor kombinimesh, veshjesh,gatime e tradita që arrijnë të zbulojnë një pasuri të pafundme kulturore në Lezhë” tha  Pjerin Ndreu, Kryetari i bashkisë Lezhë

Pavarësisht koloritit të sjellë, organizatorët e kësaj ekspozite janë të bindur se ka ende shumë punë për t’u bërë dhe më shumë kostume për t’u prezantuar kjo gjë u vu re ndërsa hulumtohej zonë pas zone.

“Menduam të kishim disa foto profesionale të cilat të ngelen edhe më vonë, deri diku kemi arritur të prezantojmë kulturën në Lezhë”, tha fotografi Olsi Tetaj

Etnografia lezhjane në një ekspozitë lëvizëse në disa qytete. –

‘‘Synimi është që të përçojmë vlerat kulturore brezit të ri dhe të ruajmë traditën në të ardhmen’’, tha organizatorja Eglantina Gollaj

Ekspozita me fotografi nga etnografia e Lezhës do të shëtisë në disa zona të ndryshme për të prezantuar një trashëgimi të pasur të veshjeve popullore, ndërsa ajo do të mbetet një pasuri për të ardhmen dhe për të mbajtur gjallë traditat kombëtare.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com