![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/01/640-0-4t5-1673525950.jpg?fit=640%2C427&ssl=1)
Eurodeputetët votojnë pro liberalizimit të vizave për Kosovën
12 Janar 2023
Nga OraNews
Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka njoftuar se është votuar pro liberalizimit të vizave.
Ky votim është bërë me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime.
“Marrëveshja triloge për liberalizimin e vizave me Kosovën është miratuar nga Eurodeputetë me 48 pro, 7 kundër dhe 3 abstenime”, thuhet në njoftimin e tyre në Twitter.