Eurodeputetja socialiste Santos dënon ashpër ligjin e medias
Eurodeputetja socialiste Santos dënon ashpër ligjin e medias
– 03/12/20
Edhe eurodeputetja socialiste Santos e dënon ashpër Ramën e ligjin e medias. Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian pritet të jetë më kritiku në këto njëzet vite.
Projekt raporti për Shqipërinë i socialistes portugeze Isabele Santos dënon me fjalët më të ashpra cënimet e lirisë së medias në vendin tonë dhe shpreh “shqetësim të thellë” për ligjet antishpifje të qeverisë Rama i cili duhet përshtatur me opinionin e Komisionit të Venecias. Gjithashtu Santos “shënon me shqetësim mungesën e progresit në lirinë e shprehjes dhe në heqjen e pengesave për funksionimin e mediave të pavarura”.
Rama e miratoi ligjin e medias në dhjetor 2019 përballë kundërshtimit e kritikës të opozitës, shoqërisë civile e ndëkombëtarëve. Por në janar 2020 ai u detyrua nga të tërhiqej para presionit të shtuar nga Brukseli dhe nuk rrëzoi në Kuvend dekretin e kthimit të ligjit; ai premtoi se do të ndiqte rekomandimet e “Venecias”.
Eurodeputetë si raporteri David Lega e kanë quajtur ligjin një pengesë serioze në rrugën drejt Europës duke shtuar se Rama tregohet i ashpër me gazetarët e i butë me narkobosët
Në mars 2020 Këshilli Europian e listoi ligjin e medias si kushtin e 15 për të çelur negociatat.
Edhe pse opinioni i Venecias u miratua në qershor 2020, sot, pas gjashtë muajsh Rama nuk ka pasqyruar rekomandimet e tij dhe nuk ka nisur konsultime me grupet e interesit siç ka insistuar Komisioni Europian. Draftet e reja që qeveria shpërndau në shtator përmbanin vetëm ndryshime kozmetike.
Është interesant që një gjuhë e ashpër kundër Ramës po përdoret nga një socialiste si Santos, e cila më parë nuk është dalluar për kritika ndaj qeverisë së Tiranës.
Drafti do t’i nënshtrohet debatit në Komisioinin e Jashtëm dhe në mars 2021 parashikohet të votohet në plenare. Ende nuk dihet nëse teksti i Santosit do të amendohet.
Nga projekt raporti Santos për Shqipërinë:
Shoqëria civile dhe media
- Thekson nevojën për përmirësim të klimës të funksionimit të shoqërisë civile dhe nxit autoritetet të garantojnë konsultim të duhur dhe gjithëpërfshirës dhe të rrisë qëndrueshmërimë financiare të sektorit jo qeveritar.
- Thekson me shqetësim mungesën e progresit të lirisë së shprehjes dhe të pengesave për funksionimin e duhur të medias të pavarur.
33.Bën thirrje për rëndësinë e garantimit të gazetarisë cilësore dhe shkrimit mediatik për funksionimin e demokracisë dhe për të sulmuar keqinformimim.
- Dënon dhunën, intimidimin, fushatat e njollosjes dhe presionik tërthorazi politik e ekonomik kundër gazetarëve, që kufizon lirinë e medias, shkakton vetcensurim dhe cenon përpjekjet për zbulimin e korrupsiomit dhe krimit të organizuar;
- Shpreh shqetësimim e thellë për mekanizmat e propozuar tek p/ligji i medias dhe mirëpret zotimim për të miratuar ndryshimet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias
Gazeta Mapo