Europa do të pushtohet nga i nxehti duke filluar nga e hëna, mësoni sa do shkojnë temperaturat në Shqipëri
Europa do të pushtohet nga i nxehti duke filluar nga e hëna, mësoni sa do shkojnë temperaturat në Shqipëri
2 MAJ 2020
Europa do të pushtohet nga temperatura shumë të nxehta, që do të rriten me më shumë se 10 gradë celsius mbi mesataren, gjatë majit.
Spanja dhe një pjesë e Italisë në veçanti, do të përballen me një valë nxehtësie gjatë ditëve të ardhshme. Temperaturat parashikohet të arrijnë në 36 gradë celsius gjatë ditëve të ardhshme në Spanjë.
Eksperti spanjoll i motit, César Ballesteros, ka postuar një hartë në të cilën shfaqet nxehtësia që do të përshkojë vendin: “Temperatura maksimale në disa zona parashikohet të jenë 30ºC, nga e hëna 4 maj deri më 6 maj”.
Franca gjithashtu do të përfshihet nga temperaturat e larta, ndërsa pritet të shkojnë nga java e ardhshme në 24ºC.
Në Veriun e Italisë gjithashtu do të ketë temperatura shumë të larta, ku në Genova mund të arrijnë 22ºC, në Romë 26ºC, në Siçili 27ºC gjatë gjithë javës.
Kjo do të thotë që i nxehti do të pushtojë edhe vendin tonë, ku të hënën temperatura maksimale parashikohet 25ºC, ndërsa të martën 26ºC.
Po ashtu edhe në Britani temperaturat do të shkojnë deri në 22ºC në fund të javës tjetër.
Gazeta Sot