Europa po nderron Opinion, – Schmidt: Edhe qeveria mban përgjegjësi për krizën. –
Europa po nderron Opinion, – Schmidt: Edhe qeveria mban përgjegjësi për krizën. –
15 mars 2019
Ndërsa qeveria gjermane kritikon qartë opozitën e Shqipërisë për bojkotin e parlamentit, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm, Christian Schmidt mendon se edhe qeveria ka përgjegjësi për krizën.
“Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar”, tha ish-ministri gjerman për DW.
Schmidt është që nga fillimi i vitit raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, njëri nga komisionet që vendos për çeljen e negociatave në BE.
Ai tha se së shpejti planifikon të shkojë vetë në Shqipëri për t’u informuar vetë për gjendjen. “Veçanërisht dua të shoh se sa përfshihet opozita në procedurat parlamentare”, theksoi ai
Vendimi i Gjermanisë për çeljen e negociatave do të varet nga progres-raporti i Komisionit të Bashkimit Evropian që do të publikohet më datën 29 maj. Por për të dhënë miratimin përfundimtar në Këshillin e BE-së, më 19 qershor, Gjermanisë do t’i duhet që të marrë aprovimin e Bundestagut.
o.j/dita