Eurostat: Shqipëria ka një grusht të pasurish, përball një shumice të frikshme të varfërish!
Eurostat: Shqipëria ka një grusht të pasurish, përball një shumice të frikshme të varfërish!
11:43, 18/07/2019
Polarizimi i shoqërisë pas viteve 1990 është rritur me ritme të shpejta aq sot Shqipëria renditet me pabarazinë sociale me të lartë në Europë sipas matjeve të Eurostat për vitin 2017.
Në hartën bashkëngjitur shtetet më ngjyrë portokalli, kanë pabarazinë më të lartë ne kontinent dhe të tilla, janë Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Spanja.
Mënyra se si të ardhurat dhe pasuria shpërndahen në shoqëri përcaktojnë shkallën në të cilën individët kanë qasje të barabartë në mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda një ekonomie kombëtare.