Evi Kokalari “godet” Bashën: – I ka mbetur vetëm Grida Duma dhe vula
Evi Kokalari “godet” Bashën: – I ka mbetur vetëm Grida Duma dhe vula
25 SHTATOR 2021
Aktivistja shqiptare në Amerikë, Evi Kokalari gjatë fjalës së saj në ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha është shprehur se Bashës i ka mbetur vetëm vula dhe logoja e PD-së.
Ajo tha se, Basha ka emëruar deputetë njerëz si Grida Duma e disa të tjerë, të cilët janë të vetmit që i kanë mbetur.
“Jam habitur se si Lulzim Basha kishte fuqinë të vendoste si kandidate për deputete Grida Dumën dhe ndonjë tjetër, se veç ata e mbrojnë.
Bashës aktualisht i ka ngelur vetëm vula dhe logoja e PD. E vetmja gjë që duhet bërë tani dhe Sali Berisha duhet të ua thotë është që kush ka të drejtën e votës të shkojë e të firmosë formularët për të thirrur kuvendin.
Do të mbledhin më shumë firma se sa duhen. Ndihëm e shqiptarëve të SHBA do ta keni, ndihmën e republikanëve Amerikanë do e keni. Sapo të kemi kryetarin e ri të PD-së do të nisim një punë intensive për të punuar shumë afër me Partinë Republikane të SHBA”, theksoi ajo.
Gazeta Sot