31 Tetor 2022

Evi Kokalari tashmë po vazhdon misionin e saj, si një shërbim pa asnjë diskutim ndaj Erion Veliaj

Nuk mund të ndodhte ndryshe, nuk kishte si të mos shikonim, që konservatorja, e cila ka premtuar se është tërhequr nga politika në Shqipëri, dhe do të shohë punët dhe bizneset e saj të suksesshme në SHBA, të mos shfaqej përgjatë Primareve.

Njeriu, i cili është konfliktuar me të rinjtë e FRPD-së, me trupën drejtuese të kësaj partie, që ka sulmuar dhe akuzuar ish-kryeministrin Berisha, ka hedhur në publik akuza për manipulime e pretendime për vjedhje votash.

Evi Kokalari “përleshet” me kandidatët e Primareve

Njeriu është që është parë pranë Veliajt, në bashkëpunim me atë të fundit, tashmë duket se po përleshet me kandidatët e Primareve.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse në këto Primare janë shumë të rëndësishme në Tiranë, pasi do tentohet që të mundet Erion Veliaj, e ndoshta kjo Kokalarit nuk i vjen mirë.

Evi Kokalari “përleshet” me kandidatët e Primareve

Ajo ka filluar përleshjen e saj, ka filluar të sulmojë Ilir Alimehmetin, të mbeshtesë Gert Bodganin, apo të vazhdojë akuzat e saj ndaj Belind Këlliçit, për çështjet e inateve krejtësisht personale, të cilat kërkon t’i shesë si vlera parimore të demokracisë. Në fakt është krejt e kundërta.

Evi Kokalari ka filluar një përleshje për interesat kretësisht të saj.

Ajo e ka dëmtuar jo pak Partinë Demokratike, jo pak, shumë nga emrat që kanë kontribute apo vazhdojnë të jenë në drejtm të PD-së.

Evi Kokalari tashmë po vazhdon misionin e saj, si një shërbim pa asnjë diskutim ndaj Erion Veliajt, kjo thjeshtë dhe vetëm e kuptueshme, nga fakti se çdo njeri i cili mund të mundë Veliajn, sulmohet prej Kokalarit.

Çdo njeri që mund të përballet me Veliajn anatemohet nga Kokalari. Dhe nga ana tjetër, dje publikisht Kokalari mbështeti kandidatin e Erion Veliajt dhe inceneratorëve, kandidatin e Mirel Mërtirit, Gert Bogdani.

Evi Kokalari “përleshet” me kandidatët e Primareve

Qartazi janë të lexueshme lëvizjet e Kokalarit, si një individ, e cila tashmë ka humbur çdo peshë në Partinë Demokratike, çdo lloj mbështetjeje, dhe gjoja në emër të konservatorëve flet për vlera dhe për fitore të tyre, duke ofruar si alternative, përleshjet ndaj kandidatëve të PD-së, sulmet ndaj Partisë Demokratike, sulmet ndaj të rinjve të FRPD-së, tani edhe duke vlerësuar kandidatin e inceneratorëve, Gert Bogdanin.

CNA.al