Evi Kokalari: – Pse i humbi zgjedhjet Basha
Evi Kokalari: – Pse i humbi zgjedhjet Basha
12 NËNTOR 2021
Në foltoren e Sarandës, ish-kryeministri Sali Berisha shoqërohej nga aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari.
Gjatë fjalës së saj ajo u mor gjerësisht me kreun e PD, Lulzim Basha, i cili pak para se të niste takimi kishte dalë në një intervistë televizive duke pretenduar se ishte fajtor që lejoi dualizmin me Berishën në parti, çka sipas tij solli dhe humbjen e zgjedhjeve nga PD.
Për Kokalarin, Basha firmos largimin e tij me 11 dhjetor.
Ajo nënvizoi se PD është marrë peng nga pesë veta që kanë zaptuar godinën, vulën dhe logon e partisë.
Evi Kokalari: Në orën 5 kur kishim radhën për të ardhur në këtë foltore Lul Basha vendosi të japë një intervistë se ka marrë mësime nga të huajt se para se Berisha të dalë në ekran duhet të dalë Lul Basha ose dikush tjetër për të tërhequr vëmendjen.
(Se ka parë njeri) thotë dikush nga salla.
Ajo që më bëri përshtypje është në radhë të parë se fajin për humbjen ja vë zotit Berisha dhe e quan dualizëm. Në fakt e vetmja arsye që Basha ka humbur është dualizmi që ka pasur me kunatin e tij dhe korrupsioni i thellë në PD që e ka bërë të humbë. Gjithashtu ka thënë se PD nuk do bëhet mburojë për non gratën e Sali Berishës. Me PD-në e ka fjalën për ju dhe ju jeni të gjithë këtu, nuk e kam idenë se për çfarë flet Lul Basha seriozisht.
(E ka për Gaz Bardhin) përgjigjet dikush nga salla dhe shpërthejnë të qeshurat dhe duartrokitjet si konfirmim.
Kalojmë te Gaz Bardhi, sot mësova se aty ku është nuk është votuar si duhet me votat e fshehta. As ai dhe as Grida Duma nuk duhet të jenë në ato pozicione ku janë. Këta janë personat që i morën pozicionet e tyre në mënyrën më jodemokratike dhe tani dalin dhe thonë se mënyra si po thirret Kuvendi nuk është mënyra e duhur dhe anëtarët nuk kanë të drejtë ta thërrasin Kuvendin. Por në fakt Kryesia ose anëtarët kanë të drejtë ta thërrasin Kuvendin. 4200 firma janë në zyrën e Edi Palokës, nuk e di, Basha pret që t’ia çojmë në krevat që ti numërojë dhe ti shikojë? Do të ikë në 11 dhjetor. Në 11 dhjetor do të shkarkohet Basha.
Dua të bëj një sqarim të vogël, kur diskutohet për ruajtjen të dhënave të atyre që kanë firmosur kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të shkoni te zyra e Edi Palokës dhe ti kontrolloni firmat thjesht do të thotë se ju nuk mund ti bëni publike. Basha përfitoi nga ideja e mbrojtjes së të dhënave personale dhe akoma është në gjyq me një nga kandidatët për këtë arsye. Hipokrizia është në plan të parë por gjëja e mirë është që kanë mbetur pesë veta, lufta është me 5 veta që kanë marrë peng ndërtesën, kanë marrë peng vulën, logon dhe që me 11 dhjetor do largohen.
Më ka rënë në sy diçka, Basha në parlament filloi të thërriste disa biznesmenë me emra. Pyeta disa veta në Shqipëri pse po e bën dhe më thanë që kërkon gjoba. U kërkon lekë këtyre bizneseve. Nëse nuk është korrupsion nuk e di se çfarë është. Pastaj mësova që kishte marrë dy vila në të njëjtën mënyrë, përmes gjobave. Unë jetoj në Nju Jork dhe në Nju Jork vetëm mafia italiane shkonte nëpër bizneset lokale dhe u vinte gjoba njerëzve dhe nëse nuk paguanin diçka u ndodhte. Kjo është diçka mafioze zoti Berisha, është korrupsion dhe duhen dënuar, nuk duhet lejuar. Pas 11 dhjetorit do keni një proces dhe pas tij uroj të fokusohemi në sjelljen e partisë në anën e djathtë. Partia ka kaluar nga e djathtë qendrore në të majtë qendrore.
Gazeta Sot